Stuhi rëre në ishujt Kanarie/ Reja gjigante erdhi nga shkretëtira e Saharasë

24/02/2020 12:35

Një stuhi rëre nga Saharaja është përplasur mbi ishujt Kanarie në Spanjë, duke prishur planet e udhëtimit të turistëve për të fluturuar jashtë apo drejt vendit.

Të gjitha fluturimet drejt dhe nga ishujt, u anuluan, pezulluan apo devijuan të dielën, për shkak të shikueshmërisë së ulët. Por mbrëmjen e të dielës, operacionet rifilluan në të gjitha aeroportet. Një gjendje alarmi u lëshua nga qeveria rajonale të shtunën, me banorët që u këshilluan të qëndronin nëpër shtëpi, të mbyllnin dritaret dhe të evitonin udhëtimet. Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë tha se era me shpejtësi prej më shumë se 120 km në orë mund të përplasej mbi Kanarie deri të hënën.

Era e fortë i ka mbështjellë ishujt me një re të dendur rëre nga shkretëtira e Saharasë, rreth 500 km përtej Oqeantit Atlantik. Stuhia e rërës ishte aq e madhe saqë mund të shikohej edhe nga hapësira, me imazhet që vinin nga satelitët që tregonin se si ajo mbërthente ishujt. Shërbimet e trageteve dhe përpjekjet për të shuar zjarret në disa zona të grand Kanarieve, po ashtu janë dëmtuar nga era.

Ishujt Kanarie, që përfshijnë Tenerifet, Fuerteventura, Gran Kanarie, Lanzarot dhe La Palma, janë të shumë të frekuentuara nga turistët evropianë, në kërkim të diellit edhe në dimër.

Top Channel