Shifra alarmante të koronavirusit/ Në Korenë e Jugut, 231 raste të reja të infektuar brenda një dite

24/02/2020 16:53
Workers wearing protective gears spray disinfectant against the coronavirus in front of a church in Daegu, South Korea, Thursday, Feb. 20, 2020. The mayor of the South Korean city of Daegu urged its 2.5 million people on Thursday to refrain from going outside as cases of a new virus spike.(Kim Jun-beom/Yonhap via AP)

Përveç Italisë, Korea e Jugut është një nga shtete ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi të lartë. Sipas mediave vendase, numri i të infektuarve të rinj në Korenë e Jugut vetëm për ditën e sotme është 231 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 830.

Ndërkohë Italia është vendi më i prekur i Evropës nga koronavirusi, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 6. Ndërsa në të gjithë botën përllogaritet që numri i viktimave të jetë mbi 2.600 persona.

Koronavirusi përveç viktimave po shkakton edhe një shkatërrim të balancave të ekonomisë globale.

Top Channel