Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe të martën, e si pasojë priten anulime apo vonesa të fluturimeve.

Kompania ajrore Alitalia ka njoftuar se ka anuluar fluturimet e mëposhtme nga dhe për në Tiranë më 25 shkurt:

AZ582: Rome Fiumicino – Tirana
AZ583: Tirana – Rome Fiumicino
AZ584: Rome Fiumicino – Tirana
AZ585: Tirana – Rome Fiumicino

Eurocontrol specifikoi se kryesisht aeroportet e Milanos, Romës dhe Brindizit do të preken nga greva.

Tirana lidhet me destinacione të ndryshme në Itali, jo vetëm nëpërmjet Alitalias, por edhe kompanive të tjera ajrore. Ndaj pasagjerët që kanë për të udhëtuar në datën 25 shkurt, ose dhe një ditë me herët apo më pas, këshillohen që të kontaktojnë kompaninë me të cilën kanë fluturimin.

Ardi Pulaj

Top Channel