Tufa flamingosh janë rikthyer pak ditë më parë në Psili Ammos Salt Marsh, në juglindje të ishullit Samos.

Flamingot ngjyrë rozë, gjejnë parajsën në këtë zonë deri sa ti rikthehen migrimit të tyre në pranverë. Ata janë të veçantë për shkak të ngjyrës rozë, dhe mund të jenë deri në 1.30 metra të gjatë.

Kur ata pushojnë, mund të qëndrojnë vetëm mbi një këmbë ndërsa kur fluturojnë, e bëjnë këtë në grup duke ofruar një një pamje spektakolare, që ngjason si një re pink që tërheq jo pak vëmendje.

Gjatë muajve të dimrit, në këtë rajon, një ndër të paktët në ishujt e Greqisë, kthehen mbi 120 specie zogjsh.

Top Channel