Një përmjet një njoftimi SPAK ka bërë me dije që janë dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu është vendosur heqja e masës së sekuestros për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ

NJOFTIM, Datë 25.02.2020

 “Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ.

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

  1. Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
  2. Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
  3. Automjet, marka “Audi A8”.
  4. Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  5. Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  6. Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  7. Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  8. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  9. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  10. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  11. Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
  12. Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
  13. Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
  14. Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
  15. Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
  16. Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Top Channel