Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurores Rovena Zoto dhe la në arrest me burg katër të dyshuar për mashtrimin e qindra qytetarëve evropianë, nga të cilët u përvetësuan gati 50 milionë euro.

Gjykata la në arrest në burg Tedi Agastrën, Mateo Hoxhën, Xhoel Mekollin, Eduart Dallën, ndërsa dy të tjerë qëndruan nën masën “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Ndërkohë të premten do të shqyrtohen masat ndaj të arrestuarve të tjerë, po ashtu nën hetim për mashtrim kompjuterik. Prokuroria thotë se çdo grup i call center-ave kishte në përbërje 6 deri në 8 agjentë dhe folës të mirë të gjuhës së viktimave që telefonoheshin prej tyre për të investuar në bursë.

Hetimet vijojnë ende nga Prokuroria për call center-a të tjerë, për të cilët austriakët, referuar denoncimeve të qytetarëve në Vjenë, kërkojnë zbulimin e keqbërësve.

Top Channel