‘Çfarë do? Mbylle gojën!’/ Vinicius i hakërrehet Jude Bellingham…
Legjenda e futbollit gjerman dhe ish-portieri i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka shpërthyer në akuza të forta drejt lojtarëve të Real Madridit, duke vënë në shënjestër sjelljen e tyre në fushë sa herë që rezultati nuk është në favorin e tyre.
Pas përballjes së fundit në Ligën e Kampioneve, Kahn theksoi se arroganca dhe presioni ndaj arbitrave është kthyer në një modë të papranueshme për klubin spanjoll, duke kërkuar masa konkrete nga autoritetet e futbollit. “Duhet bërë diçka për ta ndaluar këtë. Ata nuk mund të vazhdojnë t’ia hedhin gjithmonë pa u ndëshkuar. Çdo gjë përfundon në kaos sa herë që gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre; sillen sikur çdo vendim i saktë i arbitrit duhet të jetë patjetër në favorin e tyre,” u shpreh Kahn, duke lënë të kuptohet se kjo strategji presioni është e qëllimshme.
Gjermani nuk u ndal me aq, por bëri një krahasim me përballjet e kaluara, duke akuzuar Realin për një sjellje sistematike që përsëritet vit pas viti, veçanërisht në ndeshjet e mëdha evropiane. “Edhe sonte nuk ishte ndryshe. Të njëjtën gjë bënë kundër nesh sezonin e kaluar dhe ja ku jemi përsëri këtë sezon. Është e papranueshme dhe duhet ndaluar. Sinqerisht, kjo tregon shumë se si ata kanë arritur të fitojnë 15 tituj të Ligës së Kampioneve,” përfundoi Kahn me një ton ironik dhe thumbues, duke vënë në dyshim legjitimitetin e sukseseve historike të Madridit dhe duke lënë të kuptohet se ndihma e jashtme ose presioni psikologjik ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin e tyre drejt trofeve.
Top Channel