2 marsi i “besëlidhjes” së Ilir Metës pritet të jetë një ditë normale për socialistët, të cilët do të mblidhen në seancë plenare.

Koha do të jetë e njëjtë me protestën e thirrur nga  Presidenti. Pasditja e së hënës (ora 17.00) do i gjejë ligjvënësit ne Parlament, ku do diskutojnë problematikat e evidentuara nga takimet me zgjedhësit. Mbledhja e Parlamentit në të njëjtën ditë kur kryetari i shtetit ka thirrur në shesh shqiptarët duket si përgjigje e mazhorancës ndaj Ilir Metës, por në të vërtetë agjenda e seancës plenare është fiksuar që me datën 17 shkurt në kalendarin e punimeve të Kuvendit, ndërsa Ilir Meta nismën e tij e shpalli dy ditë më vonë, më 19 shkurt.

Në pritje të 2 marsit, llir Meta nuk i ka ndalur thirrjet për bashkim. E para iu përgjigj bashkëshortja e tij, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila konfirmoi se në protestën e 2 marsit do shkojë si qytetare. Mbështetje për kauzën erdhi edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, megjjthëse në mesazhin e tij pro Ilir Metës, Lulzim Basha nuk sqaroi prezencën e tij fizike në manifestimin e thirrur nga Presidenti.

Top Channel