Në kohën kur në Italinë fqinje raportohet viktima e pestë nga koronavirusi dhe mbi 200 të prekur, frika e një infektimi dhe shpërhapjeje të mundshme ka përfshirë edhe vendin tonë.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ekspertët e shëndetësisë në PD.

Në takim ndodhen ish-deputetë dhe ekspertë të PD-së me profesion mjek ose njohës të çështjeve të shëndetësisë si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Gazment Koduzi.

Top Channel