Foto/ I moshuari që u bë prind në moshën 96 vjeçare, humb jetën tragjikisht nga flakët

24/02/2020 20:06

Babai më i vjetër në botë që u bë me dy fëmijë në të nëntëdhjetat e tij ka vdekur në Indi në moshën 104 vjeçare, pasi shtrati i fjetjes i mori flakë, në momentin që ishte duke pirë duhan.

Ramjeet Ragav bëri bujë të madhe në të gjithë botën me historinë e tij në vitin 2010, kur lindi djali i tij i parë, duke u kthyer kështu në babain më të vjetër në botë, rekord që u thye përsëri nga ai dy vite më vonë, kur mësoi se gruaja ishte përsëri shtatzëne, ndërkohë që Ramjeet ishte plot 96 vjeç. Por ish-mundësi humbi jetën gjatë fundjavës që lamë pas në spital si pasojë e djegieve të shumta të pësuara nga flakët në shtëpinë e tij në provincën Kharkhoda, shumë pranë New Dehli-t. Një fqinj i të moshuarit u shpreh për mediat lokale se ai vrapoi me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë Ramjeet, në momentin që dëgjoi thirrjet e tij.

“Pashë tym shumë të madh që vinte nga shtëpia e Ramjeet dhe më pas dëgjova zërin e tij duke kërkuar ndihmë. Unë vrapova me shpejtësi dhe në momentin që mbërrita në shtëpi e pashë atë të shtrirë në dysheme dhe të mbuluar tërësish nga flakët. Unë i hodha me shpejtësi ujë dhe e dërgova me urgjencë në spital me anë të makinës time personale. Sapo mbërritëm, shumë mjekë dhe infermierë u kujdesën për të. Duke mos pasur aparaturat e duhura për një gjendje të tillë, ata na autorizuan për t’u zhvendosur në një tjetër spital, kështu që unë e dërgova tek spitali tjetër. Vetëm të nesërmen mësova që ai kishte vdekur”, u shpreh fqinji.

Gruaja e Ramjeet, Shakuntala, është konsideruar nga mjekët si një “rast mrekulli” kur ajo solli në jetë djalin e tyre të parë, Vikramjeet, në 2010, meqenëse gruaja ishte 60 vjeçe dhe Ramjet 94 vjeç. Dy vite më vonë, pra në 2012 erdhi në jetë djali i tyre i dytë Ranjeet. Fotografia e çiftit dhe të familjes së tyre të re qarkulluan në të gjithë botën, madje vëmendjen e madhe të mediave e morën dhe deklaratat e çiftit teksa shpreheshin se bënin seks në kasollen e tyre më shumë se tre herë gjatë natës, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel