Dëbora masive sjell kaos në udhëtimin e shkollat e Britanisë

24/02/2020 17:35

Rreth 20 cm dëborë ka mbuluar sot rajone të Britanisë teksa temperaturat ranë në -6C, njoftuan agjencitë e motit.

Reshje masive dëbore ranë sot në Skoci, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë duke bërë që më shumë se 300 shkolla të mbylelshin dhe të jepeshin paralajmërime nga meteorologët.

Reshjet pritej të krijonin vonesa e bllokime në trafikun rrugor e hekurudhor. Mungesa e shikueshmërisë ka shkkatuar vonesa të fluturimeve ndërsa zyra shtetërore e tereologjisë dha alarm “të verdhë” të motit.

Rezidentët në Shreësbury ishin mes atyre që vuajtën më shumë, teksa përballeshin dhe me përmbytjet nga lumi Severn.

FOTO GALERI
1/14
Makina del nga rruga prej debores ne North Yorkshire

Top Channel