I pranishëm në Londër, në samitin e BERZH-it mbi investimet 2020, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera edhe te çështja e minishengenit.

“Minishengeni nuk është aspak mini, ne jemi nga më të gjatët në rajon. Është një hapësirë e përbashkët rajonale.Jemi në 5 vendet e rajonit që jemi në përputhje me vizionin e Ursula von der Leyen.

Më tej, Rama shprehu falenderimet e tij, sa i takon vendeve pjesëmarrëse në konferencën e donatorëve në Bruksel.

” Na është dashur që të përballemi me mjaft beteja dhe zhgënjime. Falenderues ndaj Kroacisë, është agjenti ynë në Bruksel. Ta shndërrojmë paqen në instrument zhvillimi. Shqipëria po ecën përpara, të tejkalojmë dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Doja të falenderoja ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve, të gjithë ato vende. Kanë dhënë një shembull të shkëlqyer solidariteti. Kemi probleme dhe mosmarrëveshje, ende ka probleme që duhen zgjidhur, por ne punojmë së bashku që e ardhmja të jetë ndryshe nga ajo çfarë kemi trashëguar brez pas brezi”, u shpreh kryeministri i vendit.

 

 

Top Channel