Cakaj e Konjufca mesazh të përbashkët shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Nuk do të kursejmë mbështetjen

24/02/2020 17:56

“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, ky ka qenë reagimi i përbashkëti i Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Cakaj dhe Konjufca janë takuar në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik. Takim nga i cili Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Më poshtë Deklarata e Përbashkët e Cakaj dhe Konjufca:

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund! “

Top Channel