Masakra në Tajlandë/ Vrau gjyshërit me armën e tyre dhe më pas hapi zjarr në shkollë, pesë mësues humbin jetën
Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën socialdemokratët dhe Të Gjelbrit janë entuziastë.
Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me 6,6%, por ata dolën forca kryesore me 39,0% të votave, një rezultat zgjedhor, që SPD-ja nuk e ka më në asnjë land tjetër gjerman. Triumfues mund të quhen edhe Të Gjelbrit në Hamburg. Vërtet që ata nuk e arritën qëllimin të dilnin forca kryesore në Hamburg, por me 24,2% ata gati e dyfishuan rezultatin krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher, e fituesi i zgjedhjeve bëri të ditur, se shpejt do të ketë bisedime me Të Gjelbrit për përsëritjen e koalicionit si “opcioni i afërt”. Të dyja partitë do të arrinin në Hamburg gati një shumicë dy të tretat. Por Tschentscher do të zhvillojë bisedime edhe me humbësin e zgjedhjeve, CDU e Angela Merkelit. Sepse teorikisht në bazë shifrash mund të arrihej një shumicë edhe me një koalicion të konservatorëve me socialdemokratët.
Në zgjedhjet e Hamburgut, partia populiste e djathtë, AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlament. Në fund ajo arriti të kalojë pragun e 5% me një rezultat 5,3%. Edhe liberalët e FDP-së arritën të kalojnë pragun zgjedhor dhe janë prezentë në parlamentin e ardhshëm pas rezultatit 5,0%. Zgjedhjet në Hamburg shënuan një pjesëmarrje të lartë zgjedhore, 63,3%, gati 7% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2015.
Top Channel