Spektakël në Conference League, Monaco dhe Atalanta fitojnë beteja të çmendura, Egnatia merr tri pikët
Bayern Munich ende nuk ka marrë një trajner të ri pas largimit të kroatit Niko Kovac.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë besuar postin e trajnerit Hans-Dieter Flick deri në fund të sezonit. Bavarezët do të marrin një trajner të ri për edicionin e ardhshëm dhe Diego Simeone është kandidati kryesor.
Tekniku argjentinas ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid. Bayerni po e monitoron situatën e tij dhe sipas mediave gjermane janë të gatshëm t’ia besojnë stolin.
Gjithsesi emrat e tjerë që janë në listën e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel aktualisht trajner i PSG-së dhe Massimiliano Allegri.
Top Channel