Greqia është tronditur përsëri nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur kësaj here ishullin e Kretës. Lëkundja e tërmetit me magnitutë 5.2 shkalla Rihter është regjistruar në orën 7 e 40 të mëngjesit, ka pasur epiqendër 23km në veriperëndim të qytetit Iraklio, ndërsa thellësia e tij ka qenë 66,1km. Tërmeti ka zgjatur vetëm disa sekonda.
Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Ndryshe nga dita e djeshme sot nuk janë shënuar incidente ndërsa proseci u zhvillua normalisht në Lushnje dhe Kuçovë.
Top Channel ditë më parë tregoi se numri i hoteleve të Durrësit të regjistruar në booking.com ishte dyfish më madh se sa numri i hoteleve të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas drejtorisë së përgjithshme të tatimeve një realitet i tillë është prezent në të gjithë Shqipërinë.
Banorët e Zerqanit në Bulqizë janë përplasur me punonjësit e firmës ndërtuese që po punon për ujësjellësin e ri të fshatit Peladhi. Ata kërkojnë transparencë në lidhje me shfrytëzimin e një burimi që ndodhet nw fshatin Zerqan dhe duan pezullimin e punimeve derisa një gjë e tillë të ndodhë. Pasi penguan hapjen e kanalit të ujësjellësit, 17 banorë u shoqëruan në komisariat. Mes tyre dhe kryetari i fshatit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen. Përgjatë këtij segmenti rrugor janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.
“Greqia nuk është në kufi me Zelandën e Re është me Shqipërinë. E ju e dini se pak muaj më parë ndodhi një tërmet jo i përmasave që është paralajmëruar sipas mediave nga drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm sizmiologjik në Greqi dhe e dini shumë mirë se sa e vështirë ishte për të menaxhuar ato pasoja”, ky deklarim i një dite më pari presidentit Ilir Meta dhe letra drejtuar atutoriteteve të që qeverisë me shqetësimin e rrezikut e pasojat e mundshme të një tërmet apokaliptik, në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor, ka marrë përgjigje nga ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka.
Departamenti i Shtetit vendosi sot kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Në njoftim theksohet se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli dhe me anëtarë Etleda Çiftja dhe Roland Ilia. Dumani është vlerësuar në të treja kriteret e vetting-ut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka qenë mëngjesin e sotëm për inspektim në portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete dhe kanë dalë rreth 32 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj me rreth 9 mijë mjete.
Tre persona të dyshuar për gjobëvënie kanë përfunduar në pranga nën akuzën e “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani. Prokurori kishte kaluar procesin e vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Një roje pylli në Indi shpëtoi për mrekulli pasi një piton i madh u përpoq që ta mbyste pasi roja i kishte shpëtuar pak më parë jetën atij.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Prrenjas deklaroi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.
Duke rikujtuar një takim me kryeparlamentarin e Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës dhe atë e kërkon brenda muajit gusht sepse në të kundërt Shqipëria mund të kalojë në kundërkohë.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M., 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Bota mund të ketë ecur shumë përpara, por në fshatin e vogël Oostduinkerke, në perëndim të Belgjikës, peshkatarët i qëndrojnë besnikë të vjetrës. Për të kapur karkalec deti, ata vazhdojnë të përdorin një teknikë që daton në shekullin e 15-të, rrjetat i tërheqin me kuaj.
Njerëzit i kanë konsumuar burimet natyrore të Tokës për këtë vit, sipas shifrave. Organizata Global Footprint Network të hënën e ka shënjuar si të ashtuquajturën dita e shfrytëzimit ekstrem të Tokës.
Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit ku fatmirësisht nuk u shënuan viktima.
3 humbje në katër ndeshje parasezonale kanë shqetësuar tifozat dhe kampin madrilen por Zidane nuk mendon kështu.
Dukej sikur destinacioni i Elseid Hysaj ishte Roma por një ekip i madh ka dalë në skenë ku mund të prishë të gjitha bisedimet e bëra deri tani mes ekipeve.
Të bësh opozitë në Rusi është jashtëzakonisht shumë e vështirë.
Rojet e sigurisë në një aeroport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paranndaluar një fatkeqësi shumë të madhe. Në aeroportin e Maryland ato sekuestruan një raketë-hedhëse.
Britanikët të pakompromis: Pas konfiskimit nga Irani të anijes britanike çisternë në ngushticën e Hormusit, për sigurinë duhet të kujdeset anija luftarake “Duncan”. Irani kërcënon me daljen nga marrëveshja atomike.
Kombet e Bashkuara thonë se në gjysmën e parë të 2019s, më shumë civilë afganë u vranë nga qeveria dhe trupat e udhëhequra nga NATO-ja sesa nga Talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse.
Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë të banuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave.
Mësimi në të gjitha shkollat sudaneze është pezulluar pa afat për shkak të demonstratave masive të cilat po bëhen pas vrasjes të disa nxënësve në një tubim.
Parma ka fituar një tifoze mjaft speciale. Aktorja, prezantuesja dhe modelja Benedetta Mazza pritet të jetë një fanse më shumë për Parmën, në shkallët e stadiumit këtë sezon.
Presidenti i Republikës Ilir Meta njoftoi sot se konferenca e sotme nuk ishte e fundit për muajin korrik.
Krimi në stacionin hekurudhor në Frankfurt nuk do të mbetet pa pasoja për Gjermaninë. Debatet do të ashpërsohen, ndaj është shumë me rëndësi që të publikohet e vërteta e plotë.
Që prej gushtit 2018 kanë marrë viza për Gjermaninë rreth 9000 të afërm të refugjatëve me status të kufizuar të mbrojtjes.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Puna më e vjetër në botë është konsideruar prej kohësh si një zgjedhje e urryeshme dhe pa shumë mund.
Ekrem Imamoglu është ylli i ri i politikës turke që nga zgjedhja e tij si kryetar i bashkisë së Stambollit. Në një intervistë për DW, 49-vjeçari flet për pikëpamjet e tij politike dhe për sekretin e suksesit të tij.
Gruaja e larguar e sundimtarit të Dubai – një nga udhëheqësit më të lartë në Lindjen e Mesme – ka kërkuar një urdhër mbrojtjes ndaj martesës së detyruar në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas statistikave, 72% e njerëzve kanë një lloj frymëzimi kur bëjnë dush.
Në një njoftim zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar arsyet se pse iu hoq viza Vangjush Dakos dhe familjes së tij.
Me anë të një statusi në “Facebook”, kryetari i PD Lulzim Basha shkruan se shpallja non grata nga SHBA e Vangjush Dakos është një lajm i mirë për Shqipërinë.
Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Europë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj.
Pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandate të dytë, Erion Veliaj shprehu angazhimin se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u betua se do të bëjë më të mirën për Tiranën e shekullit të ri.
Shqipëria nuk është vetëm shteti i atyre që ikin në emigrim, por edhe shtëpia e re e shumë emigrantëve të huaj që zgjedhin të punojnë dhe jetojnë këtu.
Është konstituuar sot Këshilli i ri i Bashkisë Patos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.
Kanë kaluar 4 ditë nga ndihma që i kërkoi OSBE për zgjidhjen e krizës, por Presidenti la të kuptohet se në postën e tij nuk ka mbërritur ende një përgjigje.
Ministri i Brendshëm rumun, Nicolae Moga dha dorëheqjen pas valës së akuzave të lëshuar drejt policisë vendase për paaftësi, për shkak të reagimit të ngadaltë të saj ndaj telefonatave të një 15 vjeçareje të tmerruar, e cila qe rrëmbyer e përdhunuar, e më pas u gjet e vrarë.
Policia e Bulqizës ka shoqëron 17 banore të fshatit Zerqan në komisariat pasi pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit ku do të shërbejë për një tjetër fshat.
Shoqëruar nga këngë fetare, gjashtë arkivol të hapur mbahen në procesion përreth kishës “As Neves” dhe varrezës së saj.
Në zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u betua për një mandat të dytë si kryebashkiak i kryeqytetit.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e para.
Filmi më i fundit i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, pati një performancë të mirë në fundjavën e parë të shfaqjes në kinematë amerikane.
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e bashkisë së Tiranës, nga ku u zgjodh edhe kreu i ri këshillit, Toni Gogu si dhe pritet betimi i Erion Veliaj për një mandat të dytë.
Të veshura me dritë të kuqe neonesh, qindra prostituta ushtrojnë aktivitetin e tyre nga pas dritareve në rrugët e ngushta përgjatë kanaleve në Amsterdam.
Toni Gogu është zgjedhur kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Bilanci i dhunës në një burg në Brazil, ku bandat rivale u përleshën për pesë orë, është 57 viktima.
Përpara nisjes së pushimeve kryeministri Edi Rama për plot 120 minuta u përball me median, nga ku i bëri një bilanc zhvillimeve ekonomike në 6 mujorin e parë të 2019-tës, e atyre politike.
Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës.
Serbia po armatoset për hir të paqes. Kështu e ka justifikuar Ministri Serb i Mbrojtjes ardhjen e një serie mjetesh të blinduara të dhuruara nga Rusia në vend, duke shtuar se sa më të fuqishëm jemi, aq më larg nesh do të jetë lufta.
Një 43 vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike që ka ndërmarrë kjo qeveri, sipas tij.
Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë.
Të dhënat personale të rreth 106 milionë individëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik, kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One.
Dy vëllezër të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar nga policia.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në portin dhe gjirin e Vlorës operojnë 15 subjekte me anije +12 pasagjerë për sezonin turistik 2019.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia për disa vepra penale.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpalosi sot nismën më të fundit të ndërmarrë nën kujdesin e Tij, krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh!”
Kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali, pak orë pas betimit në ambientet e prefekturës, ka hyrë në ambientet e Bashkisë Kavajë pas tërheqjes së protestuesve që ishin në mbështetje të ish-kryetarit Isa Sakja.
Një 35-vjeçar në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një tren.
Katy Perry ka kopjuar këngën e saj të 2013, “Dark Horse” nga një këngë rep kristiane.
Megjithëse qindra apo mijëra njerëz punojnë në produksionin e filmave, ndonjëherë i shpëtojnë gabime që nuk arrijnë të korrigjohen në fund.
Rrjedhja e trurit është kthyer në një problem madhor në Poloni; 1,7 milionë të rinj e kanë braktisur vendin që ai i’u bashku BE-së 15 vjet më parë, dhe për të frenuar fenomenin që ka marrë përmasa dramatike, autoritetet kanë vendosur të hedhin hapa konkrete.
Njerëzit i kanë konsumuar burimet natyrore të Tokës për këtë vit, sipas shifrave. “Global Footprint Network” përllogarit çdo vit ditën e mbingarkesës së planetit, ose ditën e mbikonsumimit të Tokës.
Një projektligj i ri i Ministrisë së Financave do të ndryshojë tërësisht sistemin përmes të cilit biznesi dokumenton dhe raporton aktivitetin e tij tek tatimet duke nxjerrë jashtë loje kasat fiskale.
Vendi ynë gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga reshje të shumta, të cilat kanë sjellë probleme të mëdha në disa akse rrugore.
Rikthehet për të dytën herë “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, një traditë me pjesëmarrjen e restoranteve tradicionale dhe artizanëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi organizime të tilla që synojnë nxitjen e interesit të të rinjve ndaj traditës.
Ditën e sotme është konstituuar edhe këshilli bashkiak i Korçës. Kryetari Sotiraq Filo ka bërë betimin ndërsa me shumice votash, është zgjedhur në krye të këshillit bashkiak, Erjon Nexhipi.
Më shumë se 400 balona me ajër të nxehtë, u ngritën njëkohësisht në qiell, në Chambley Bussieres të Francës, ku edhe mbahet një nga eventet më të mëdha me balona, por pa mundur të thyejë rekordin e 2017, kur sipas organizatorëve, u ngritën në fluturim 456 aerostatë.
Në bashkinë e Divjakës është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak për këtë bashki.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për solidaritetin e treguar gjatë ditës së sotme, kur u shpreh i gatshëm t’i jepte këshilla për të dalë nga gjendja e vështirë ku ndodhet, sipas tij. “Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj te doktori. Unë nevojë për piktura nuk kam sepse ai e di që kam shumë piktura. Sa i takon parametrave të mia, janë vetëm në përmirësim”, u shpreh Meta.
Pasi dështoi të sjellë në dispozicion të Ancelottit James Rodriguez-in dhe Nicolas Pepe-n, presidenti i Napolit po nxiton të afrojë sa më shpejt sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili është i vetmi objektiv madhor që ka mbetur për momentin.
Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që Presidenti i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis.
Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.
Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Nr. 302, Mine Peza, Tiranë që prej ditës së sotme datë 30.07.2019, ora 12.00, kanë hyrë në greve urie pa afat.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.
Kufiri mes SHBA dhe Meksikës është shndërruar në një park lojërash për familjet amerikano veriore dhe meksikane, dhe kjo është edhe një formë proteste kundër ndarjes.
Çdo ditë në portin e Vlorës gjen peshkatarë amatorë që gjuajnë peshk për të kaluar kohën e lirë dhe për pasion. Në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës gjen peshkatarë, qytetarë vlonjatë, por në verë edhe pushues, që peshkojnë me grepa.
Pas stadiumit ‘Arena Kombëtare’ dhe planit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me Partneritetin Publik-Privat, Qeveria shqiptare planifikon që edhe godina e re për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar në Tiranë të ndërtohen në të njëjtën mënyrë.
Edi Rama nuk përjashton asnjë skenar për muajin tetor kur Këshilli Evropian do të marrë vendim për negociatat me Shqipërinë. “Gjithçka mund të ndodhë në tetor, unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Rama.
Këshilli bashkiak i Rrogozhinës u konstitua këtë të martë pa tensione. Ky këshill ka 21 anëtare, 20 nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 1 nga Demokracia Sociale. Më pas është betuar kryetar i ri i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla.
Në Devoll ku një ditë më parë kryetari i ri hyri në zyrë para orarit ndërsa i vjetri protestonte dhe tha se do të bente kallëzim penal, sot shkon kryetari i PD, Lulzim Basha. Ndërkohë që para bashkisë janë mbledhur për të protestuar edhe disa mbështetës të opozitës.
Opozita ka nisur tentativat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë në ato bashki të cilat i qeveriste deri përpara 30 Qershorit. Testi i parë, por pa sukses ishte Bashkia e Devollit.
Në konferencë përballë gazetarëve, kryeministri Edi Rama u pyet nëse partnerët ndërkombëtar janë duke bërë përpjekje për fillimin e dialogut midis tij dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Përgjigjja e kryeministrit ishte e shkurtër: “Jo”.
Kryeministri Edi Rama nuk dha shenja tërheqjeje nga plani për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të një teatri të ri. Pavarësisht protestave të vazhdueshme kundër shembjes, Rama tha se godina aktuale është e pamundur të rikonstruktohet.
Beqir Nuredini nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i zgjedhur katër vite më parë si pjesë e PDIU-së, respektoi vendimin e opozitës për bojkot. Gjithsesi, tani që rezultati nga KQZ është zyrtar dhe Haxhi Memolla u shpall fitues në votime, Nuredini ka vendosur të lërë detyrën në mënyrë shumë paqësore.
Redjan Krali është kryebashkiaku i ri i Kavajës, ai u betua pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.
Gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë sot vendimin përfundimtar për mandatin e Kryebashkiakes së re të qytetit bregdetar Valbona Sako, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Durrësit si dhe duke pushuar gjykimin për këtë çështje.
Me dhjetëra persona vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit teksa punojnë për të pastruar pusetat e bllokuara.
Një 27 vjeçar me iniciale L.F., lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, është arrestuar nga policia për shkak se u shiste lëndë narkotike Heroinë në qytetin e Tiranës, kryesisht në sheshin “Shtraus”, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.
23 drejtues mjeti kanë rënë në pranga gjatë javës së fundit pasi janë kapur të dehur në timon, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, apo për veprën penale të “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në pranga ka rënë edhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Ata janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë liruar përpara kohe nga qelia të dënuarin Lulzim Caka.