E enjte, 01 Gusht 2019
15:21
Tatimet, kontroll për karburantet/ 32 kompani janë në ndjekje penale për evazion fiskal

Pas turizmit, sektori i radhës në sitën e administratës fiskale do të jetë tregtia e karburanteve.

15:19
Rivarrosen ushtarët grekë në Këlcyrë/ Ceremonia për eshtrat e 80 ushtarëve

Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve, ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 78 vite më parë gjatë luftës italo-greke.

15:17
Berat, ndryshojnë kryebashkiakët. Opozita nuk proteston

Ervin Demo është betuar sot kryetar i ri i bashkisë së Beratit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

15:16
Tërmeti në Korçë/ Ka prekur banesat e dëmtuara më herët

Në fshatin Floq banorët vazhdojnë të jetojnë me frikë dhe ankth nga tërmetet.

15:15
Partizani kërkon kualifikim, luan me sherifin e Tiraspolit për Europa League

Partizani do të luajë sot ndeshjen vendimtare me Sherifin e Tiraspolit e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Skuadra e Të Kuqve vjen në këtë përballje me detyrën e përmbysjes së humbjes 1-0 të pësuar 1 javë më parë në Tiranë ndaj skuadrës së Sherifit.

15:11
Teatri politik/ Rama, Basha e Meta replika në mediat sociale

Teatri politik nuk mungoi as këtë fillim gushti. I pari në skenë u shfaq Presidenti, i cili postoi një video të vitit 2000, kohë kur Edi Rama ishte ministër kulture dhe Ilir Meta kryeministër , për të treguar koherencën e tij për mbrojtjen e teatrit.

15:08
150 mln lekë për SPAK; Qeveria akordon fondin e posaçëm

Qeveria ka akorduar 150 milionë lekë ose 1.2 milionë euro nga buxheti I vitit 2019 për strukturën e posaçme që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndryshe e njohur si SPAK.

15:01
Bashkia e re e Cërrikut/ Ikën kryebashkiaku nga LSI dhe vjen i zgjedhuri nga PS

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u konstituua në ambientet e shkollës 9 vjeçare “Aleks Buda”. Kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Salla bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë qytet.

14:56
Muaji i fantazmave në Tajvan, organizohet festivali i fenerëve

Fillimi i muajit fantazmë, në Tajvan, është festuar në qytetin verilindor të Yilanit, duke lëshuar fanarë në ujë, në mesnatë, për të bekuar të vdekurit. Muaji fantazmë është muaji i shtatë në kalendarin hënor, kur besohet se portat e ferrit hapen dhe shpirtrat nga bota e përtejme janë të lirë të enden mbi tokë.

14:40
Prishet jahti, përfundon në Sarandë

Një jaht turk ka dalë në brigjet e bregdetit të Sarandës, pasi është prishur.

14:27
Tekstilet ekologjike/ Moda e së ardhmes në Francë

Tekstilet janë në një pikë kthese; emergjencën ekologjike. Dhe Hauts de France, i ka të gjitha mundësitë për ta bërë modën e të ardhmes më të përgjegjshme.

14:11
“Mejdanin për President”/ Meta: Tre zgjedhje në një ditë

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor, atëherë sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Europian.

14:11
‘Fifa the Best’, Ronaldo dhe Messi mes kandidatëve favoritë

Federata ndërkombëtare e Futbollit publikoi pasditen e së mërkurës emrat e futbollistëve kandidatë për çmimin “The Best”, si lojtari më i mirë i vitit.

14:03
Nuk lëshoi kupon tatimor, 150.000 lekë gjobë për “Hotel Rogner”

Kontrolli tatimor është ndalur edhe tek një prej hoteleve më të njohura në Tiranë, tek “Hotel Rogner”

13:58
Zjarre në Siberi, thirret në ndihmë ushtria

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thirrur në aksion ushtrinë, për të luftuar me zjarret që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Siberisë, prej ditësh, duke mbështjellë qytete të tëra në re tymi.

13:35
Qëllohet me armë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari

Një person është qëlluar për vdekje në lagjen 18 në qytetin e Durrësit, në afërsi të degës së Kryqit të Kuq.

13:23
U kap në Rinas, ekstradohet kinezi i rrezikshëm

Ekstradohet drejt Kinës shtetasi në kërkim ndërkombëtar G. L, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol BEIJING / Kinë, pasi është i dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Gjobëvënie”.

13:02
Në 13:30 Meta konferencë, propozime për zgjidhjen e krizës politike

Presidenti Ilir Meta do të mbajë sot në orën 13:30 një konferencë për shtyp.

12:53
Ligji për Akademinë e Shkencave/ Artan Fuga jep argumentet për shkelje kushtetuese

Akademik prof. dr Artan Fuga përballë një paneli pedagogësh në një sallë leksionesh iu rikthye edhe njëherë ligjit për Akademinë e Shkencave. Ai u ndal kryesisht tek dy nene.

12:38
Basha publikon videon, flet për të keqpërdorurit e Teatrit dhe për aferën e 6 kullave 200 mln euro

E ndërsa kryeministri Rama përpiqet që nëpërmjet artistëve të bindë qytetarët se një Teatër i ri është i domosdoshëm, kryeopozitari Basha vijon me denoncimet sipas të cilave pas këtij projekti fshihet një aferë e madhe korruptive.

12:31
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, 2400 studentët të rinj në 3 fakultete

Pas 10 vitesh nga themelimi i tij, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është sot një nga institucionet private më elitare të arsimit të lartë privat në vend. Me një infrastrukturë të standardeve europiane e mbi të gjitha me filozofinë që vendos studentët në qendër, UMSH ofron plot 29 programe studimi në 3 fakultetet e tij: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale.

12:30
Termocentrali “Kosova e Re”, projekti zvarritet nga kriza politike

Projekti i termocentralit “Kosova e Re” do të zvarritet në rast se Gjykata Kushtetuese interpreton vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj si rrëzim të menjëhershëm të Qeverisë.

12:19
Heroglife në gur, dyshohet se janë shekullorë. Zbulimi në Mirditë

Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

12:17
Protestë kundër ujësjellësit; Banorët e Zerqanit kundërshtojnë projektin për fshatin fqinj

Pasi penguan punimet e ujësjellësit të ri në Zerqan dhe u shoqëruan në polici shumë burra të fshatit, banorët e zhvendosen protestën e tyre para bashkisë Bulqizë.

12:09
Kasat elektronike/ Kostot e biznesit, ankesa për defekte në kasat e vjetra

Aparaturat e kasave fiskale kanë rezultuar difektoze.

12:01
Bashkia e re Gjirokastër/ Merr detyrën Flamur Golemi. Mungon në ceremoni ish-kryetarja Rami

Konstituohet Këshilli i ri i bashkisë së Gjirokastrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

12:00
Ndoshta nuk i dinit! Disa fakte mbi “Air Force One” që do t’ju habisin

Nëse përmendim “Air Force One”, shumëkush prej nesh di të përgjigjet me të parën se bëhet fjalë për avionin personal të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

11:53
Berat/ Nis konstituimi i këshillit të ri bashkiak

Në bashkinë e Beratit ka nisur konstituimi i këshillit të ri bashkiak.

11:47
‘Niveli i Teatrit si gjendja e godinës’, Rama poston opinionin e Artan Imamit për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e opinioneve të artisteve që janë pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i qeverisë postoi në rrjetin social Facebook deklaratën e aktorit Artan Imami të cilin e konsideron:

11:46
Arben Çuko i shpëton “arrestit me burg”, Gjykata vendos “detyrim paraqitje”

Për shkak të mungesës së provave, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lehtësuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve njëherazi ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

11:37
Kapen me lëndë narkotike, tre në pranga

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me lëndë narkotike.

11:22
Muaji i fantazmave/ Tajvan, festivali i fenerëve

Fillimi i muajit fantazëm, në Tajvan, është festuar në qytetin verilindor të Yilanit, duke lëshuar fanarë në ujë, në mesnatë, për të bekuar të vdekurit.

11:02
Demokratët për Shtëpinë e Bardhë/ Debati, në shënjestër të kandidatëve rivali Joe Biden

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden është vënë nën shënjestër nga kandidatë të tjerë për nominimin demokrat për presidenciale, në një natë të dytë debati në televizion.

10:46
Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, i përkisnin ish-drejtorit të ALUIZNI-t (emri)

1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme janë sekuestruar nga policia.

10:31
Zgjatimi i Bulevardit të ri, Bashkia e Tiranës ndërton kryeqytetin e së ardhmes

Ditë pas dite, muaj pas muaji, Bulevardi i ri i Tiranës, pas ish- “Stacionit të Trenit”, po krijon jo vetëm një pol të ri për kryeqytetin, por edhe një vend shplodhës, argëtues për familjarë, çifte të reja, por edhe për të rinj të apasionuar pas aventurave.

10:11
Refugjatët lejohen të zbarkojnë në Itali

Që prej ditës së enjte rreth 120 refugjatë në një anije të rojes bregdetare italiane ishin në pritje. Tani ata lejohen të zbresin në tokë italiane.

09:51
Fejesë me një amerikan? Ja si mund të përfitoni vizën

Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në faqen e saj zyrtare të ‘Facebook’ ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë atë persona që duan të pajisen me viza.

09:36
Arrestohet 24-vjeçari në Itali, dhunoi dhe grabiti dy gra që njohu në internet

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur dy gra, që i kishte njohur online.

09:27
Vazhdojnë tërmetet në Korçë, regjistrohen 3 lëkundje të tjera

Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Korçë, pas dy të djeshmeve.

09:05
Teatri Kombëtar/ Meta i nxjerr videon Ramës: Nuk mendonte kështu kur ishte ministër Kulture

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes me anë të një statusi në facebook, ka lajmëruar se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

08:50
Super operacion në Itali/ Kapen 200 kg drogë dhe arrestohen 17 shqiptarë

Shtatëmbëdhjetë shqiptarë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje në operacionin “Shqiponja e Zezë” në Romë.

08:34
Princ Harry: Do të kemi vetëm 2 fëmijë, respektojmë ambientin

Princi i Britanisë, Harry në një intervistë që do të publikohet në shtator në versionin britanik të “Vogue” ka folur edhe për mundësinë për të pasur fëmijë të tjerë me Meghan Markle.

08:15
Zgjimi herët iu mundon? 10 këshilla për të zgjidhur “problemin” e mëngjesit

Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë.

07:35
Cutrone braktis Milan-in, nënshkruan me ekipin anglez

Wolves ka nënshkruar me Milan për transferimin e sulmuesit Patrick Cutrone për shifrën e 16 milion euro.

07:03
Arrihet marrëveshja, Zenit st Petersburg nënshkruan me yllin e Barcelonës

Ekipi rus i Zenit st Petersburg ka arritur një marrëveshje më Barcelonën për transferimin e Malcolm.

06:48
Video/ Gomari këndon bashkë me pronarin këngën e Lion King “The Circle of Life”

Një video qeshare është bërë hit në rrjet ku një gomar nis e këndon pas pranoarit në këngën e Lion King “The Circle of Life”.

06:04
SHBA i kërkon Gjermanisë ndihmë për misionin Hormuz

Vazhdon tensionimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe vendeve perëndimore kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

05:46
Përmbytje masive në Indi, 216 të vdekur

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Indi ku zonat më të prekuara janë lindja dhe verilindja e Indisë.

04:21
Debati i dytë i kandidatëve demokratë

Pretendentët demokratë në zgjedhjet presidenciale zhvilluan një raund të dytë debatesh dje në Detroit, duke intensifikuar kritikat ndaj Presidentit Trump. Si rezultat i numrit të madh të kandidatëve, debati po zhvillohet me dy faza. Dje në debat u përfshinë 10 nga pretendentët, ndërsa sonte do të zhvillohet faza e dytë me 10 kandidatët e tjerë. Përveç kritikave në adresë të presidentit, mes 10 pjesëmarrësve demokratë mbrëmë pati edhe akuza e kritika ndaj njeri-tjetrit, duke nxjerrë në pah tensione në rritje mes kandidatëve të moderuar dhe atyre progresivë.

03:23
Video/ Zjarret në Rusi, kërkohet ndërhyrje emergjente e ushtrisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shuarjen e zjarreve masive që kanë përfshirë Siberinë dhe rajone të tjera në lindje.

01:52
Vdekja e dytë nga Ebola/ Jepet alarmi i epidemisë

Një person ka vdekur nga Ebola duke u bërë vdekja e dy brenda pak kohëve dhe duke dhënë edhe një herë alarmin se sëmundja vdekjeprurëse mund të përhapet sërish.

00:51
Foto/ Tifozja e Inter çmend fansat me postimet e fundit

Agustina Gandolfo dhe Lautaro Martinez vazhdojnë të shijojnë pushimet deri në fillimin e sezonit të ri.

E mërkurë, 31 Korrik 2019
23:22
Gjermania, parajsë për pastrim parash?

Gjermania – parajsë për pastrim parash? Të dhëna shqetësuese ka prej vitesh. Megjithatë këtej e tutje do tëjetë krejt ndryshe, premton Ministri federal i Financave.

22:40
Miss Venezuela 2019, larg “përmasave perfekte”

Pjesëmarrëset e Miss Venezuelës 2019 kanë nisur provat disa ditë përpara mbajtjes së konkursit të bukurisë, që këtë radhë, për të parën herë do të shmangë përmendjen e përmasave trupore të vajzave, me shpresën që t’i largohet në këtë mënyrë futjes së femrës në “kornizat e stereotipit”.

22:21
Asnjë italian në listë/ FIFA zgjedh trajnerët më të mirë

Shkolla italiane e trajnerëve është një nga më të mirat në futbollin profesionist, por asnjë përfaqësues nga apeninet nuk është përzgjedhur në listën finale për pankinën e vitit.

22:02
Manushi prezanton në “Pushime on Top” autoren e re të “E diell”

Nisin ndryshimet e para për sezonin e ri, në Top Channel. Programi “E diell” do të ketë një autore të re.

21:56
Amerika paralajmëron bllokimin e marrëveshjeve tregtare me Londrën, nëse prek kufirin irlandez

“Ngatërrohuni më të premten e mirë, dhe ne bllokojmë marrëveshjen tregtare me Mbretërinë e Bashkuar”, zëra nga Kongresi Amerikan paralajmëruan Londrën se ai do të hidhet në veprim nëse Brexiti prek kufirin irlandez dhe vë në rrezik paqen në Irlandën e Veriut.

21:37
Kur fati të surprizon, njerëzit që kanë parë gjëra nga më të çuditshmet

Jeta me të vërtetë është përplot me surpriza, dhe këta njerëz e dinë atë më mirë se kushdo.

21:17
Legalizimi i kanabisit në Kanada, akoma nuk ka “bum” ekonomik

Prej një viti, në Kanada, kanabisi mund tё blihet dhe tё konsumohet legalisht. Megjithatë, nuk ka pasur ende ndonjë bum ekonomik prej kësaj lëvizjeje, ashtu siç u mendua në fillim.

20:58
Kukësi mohon trukimet/ Sfida 3-1 me Kastriotin “bie erë”

Ende pa kaluar javë nga rikonfirmimi i dënimit të Skënderbeut për trukime në futboll, një tjetër skuadër shqiptare rikthehet në radarin e dyshimeve të UEFA-s për rezultatet e saj.

20:41
Vdes 19-vjeçarja/ Bie nga aeroplani, trupi mund të mos gjendet kurrë

Një studente e Universitetit të Kembrixhit ka vdekur pasi ra nga një aeroplan ndërsa ishte në një udhëtim studimor në Madagascar, ndërsa policia frikësohet nga fakti se trupi i saj mbase nuk do të gjendet më kurrë pasi zona është e mbushur me kafshë të egra mishngrënëse.

20:26
Ballkani armatoset/ Gara mes NATO-s dhe Rusisë ndan vendet ballkanike

Në Europën Juglindore po blihen armë si kurrë më parë, ndërsa tensionet mes etnive të armiqësuara po rriten.

20:10
Lady Gaga kapet mat me të dashurin e ri! – FOTO

Nuk kanë kaluar ende 6 muaj nga ndarja me të fejuarin e saj, Christian Carino dhe tashmë Lady Gaga është kapur mat në krahët e një tjetër mashkulli.

19:56
Dita e rojeve të pyllit, Rangers ia kushtojnë jetën mbrojtjes së pemëve

Dikur ata njiheshin si roje pylli, ndërsa sot njihen si Rangers. Në ditën botërore të Rangers, një ditë e cila së fundmi ka filluar të kujtohet edhe në vendin tonë, ne ndodhemi në Parkun kombëtar të Shebenikut, për të parë më shumë rreth punës së një Rangers-i.

19:51
Abonetë si kartë identiteti/ Ndryshojnë rregullat për transportin urban në Tiranë

Nga data 1 gusht e në vazhdim abonetë do të shiten vetëm pranë kioskave të stacioneve të autobusëve duke vendosur emrin mbiemrin dhe fotografinë e personit që do e blejë. Në të kundërt ata nuk do të lejohen të udhëtojnë me autobus.

19:51
Kapet me 72 kg drogë në Qafë Botë, pranga 45-vjeçarit

72 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Qafë Botë teksa transportohej në drejtim të Greqisë, ndërsa në pranga ka rënë dhe një 45-vjeçar.

19:43
Njësia speciale kundër të fortëve, formohet nga policë dhe ish-ushtarakë të stërvitur

Të jesh i fortë në Shqipëri është stil jetese. Tradicionalisht vendi ynë ka pasur grupet e të fortëve, të cilët janë të njohur për vrasjet, kanosjet, gjobë vëniet apo edhe rrëmbimet. Shpesh është thënë që mbretërimit të tyre do u vijë fundi, por akoma këta të fortë enden rrugëve.

19:39
Shkarkohet prokurori i Tahirit/ Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e SPAK

Përpara se të niste pushimet e verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e fundit për këtë sezon, duke konfirmuar në detyrë Altin Dumanin, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht pretendenti kryesor për të marre drejtimin e SPAK, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

19:32
Një ditë pas betimit, Veliaj: Do përmbushim çdo premtimi që kemi dhënë për Tiranën e shekullit të ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sot për herë të parë që pas ceremonisë së betimit, duke bërë të ditur se është i vendosur që bashkë me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të realizojë çdo zotim të dhënë.

19:23
Teatri Kombëtar/ Rama: Asnjë cm e truallit nuk do të preket nga asnjë privat!

Kryeministri Edi Rama me një status në “Facebook” iu është përgjigjur kritikëve duke u shprehur se asnjë centimetër katror e truallit të Tetarit Kombëtar nuk do të përvetësohet nga privati, por mbi të do të ndërtohet një teatër i ri.

19:12
Goli më i bukur/ Messi, Ronaldo apo surpriza “Sarr”

Ka nisur një garë e ashpër prej ditësh për të zgjedhur golin më të bukur të sezonit në futbollin europian, me protagonistët e zakonshëm por edhe me emra surprizë në listën e publikuar nga UEFA.

19:06
Konstituohet këshilli i Bashkisë Roskovec

Është konstituuar sot Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec.

19:02
Basha nga Maliqi: Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm i 85% të shqiptarëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, tha se kryeministri Rama është përgjegjës “për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin”.

18:45
Kavaja e qetë me kryetarin e ri/ Krali nis punën në bashki, dje u prit me protesta

Pavarësisht tensioneve që shoqëruan të martën, ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Kavajës dhe betimin e kryebashkiakut të ri Redjan Krali, e mërkura ka qenë një ditë e zakonshme pune në bashki.

18:31
Koreja e veriut teston dy raketa balistike

Koreja e veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet e saj lindore – thotë ushtria koreano-jugore, lançimi i dytë i tillë në një javë.

18:18
Korçë/ Dëmtohen sërish shtëpitë e prekura nga tërmeti i parë

Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit që ra në Korçë kanë pësuar sërish dëme pas lëkundjeve të sotme. Të paktën kështu shprehen banorët e zonës.

18:11
Dritë jeshile për negociatat? Hahn flet për shpresat e Shqipërisë

Në deklaratat e tij të mëparshme, diçka ishte nënkuptuar, por në intervistën e dhënë për të përditshmen austriake “Der Standard“, komisioneri në largim i zgjerimit, Johannes Hahn e artikulon qartë preferencën mes vendeve anëtare për një avancim të Maqedonisë së Veriut në drejtim të marrjes së datës së shumëdëshiruar.

17:51
Kandidatët demokratë/ Debati i parë për presidencialet

Dhjetë pretendentë për nominimin demokrat për zgjedhjet e 2020 janë përballur në një debat televiziv që nxori në pah ndasitë e thella të partisë për atë se cila është mënyra më e mirë për të fituar presidencialet.

17:28
Çmendet moti në Britani, shirat marrin përpara gjithçka (fotot)

Urat janë shkatërruar, më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme, rrugët janë bllokuar dhe qytete në kaos, ky është bilanci pas përmbytjeve që shkatërruan pjesë të Anglisë pas një shiu të furishëm në vetëm një orë.

17:13
Gjallesat më vdekjeprurëse të detit – FOTO

Zona të tëra bregdetare mburren me faunën e tyre, për të cilat tërheqin edhe shumë turistë të huaj në udhëtime turistike piktoreske.

17:04
Nënkryetari i Bashkisë, Mazniku: Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk preket, i shtojmë edhe 8.000 metra

Ajo që duhet të ishte një hapësirë dinjitoze në qendër të Tiranës, ambientet mbrapa Teatrit Kombëtar i ngjajnë një mjedisi të rrënuar, gjithë myk e lagështirë, dengas me plehra. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetarin i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë nga afër gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet kjo hapësirë në qendër të kryeqytetit.

17:01
Zvicra frenon Semenyan. Gjykata Federale rikthen normën e IAAF

Caster Semenya humbet sfidën me drejtësinë dhe nuk do të ketë mundësinë që të mbrojë titullin botëror të garës së 800 m për femrave të fituar në Londër 2017.

16:49
“Breakdancing” në Olimpike, 17 vjeçari japonez synon medalje

Për “breakdancerin” japonez, Shigeyuki Nakarai, perspektiva e marrjes së një medalje ari në lojërat Olimpike të Parisit 2024, është bërë një obsesion.

16:29
Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Korçën

Dy tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar në Korçë pasditen e së mërkurës.

15:34
Peticion pro azilantit shqiptar/ 100 mijë britanikë ndihmuan 18 vjeçarin nga Shqipëria

Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeçe kur mbërriti me maune në Britani ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit në perëndim të Anglisë në kufi me Uellsin.

15:21
Thaçi takon kreun e KQZ, Daka: Ne jemi gati

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën bisedoi për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse ky do të jetë skenari përfundimtar.

15:18
Përdhunohet dhe shantazhohet 13 vjeçari, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Tiranë

Pas një denoncimi të thjeshtë për vjedhjen e një banese, Policia e Tiranës zbuloi rastin e abuzimit seksual të një të mituri dhe më pas shantazhimin e tij për ti vendosur gjobë në rast se ai nuk paguante.

15:13
Skadon afati për bilancet; Nuk gjobiten bizneset që s’iu regjistruar aplikimi on-line

31 korriku është afati i fundit që bizneset të dorëzojnë në qendrën kombëtare të biznesit bilancin vjetor të vitit që shkoi dhe pasqyrat financiare.

15:04
Biznesit do kalojnë nga bankat; Kesh vetëm 50 mijë lekë, të tjerat duhen depozituar

Veç ndryshimit të kasave, drafti i ri sjell edhe disa kufizime të reja për biznesin, veçanërisht për paranë kesh që ato mund të mbajnë në arkë.

15:02
Kasat hiqen më një janar. 120 mijë kasa fiskale zëvendësohen me sistemin “on line” të tatimeve

Ministria e Financave bëri publike detajet se si do të funksionojë sistemi i ri elektronik, përmes të cilit biznesi do të regjistrojë dhe raportojë aktivitetin e tij financiar tek tatimet.

14:50
Në ankand “Aston Martin” e 007, pritet të shitet 6 milionë dollarë

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka njoftuar se do të nxjerrë “nën çekiç” një makinë të përdorur në filmat e James Bondit, muajin e ardhshëm.

14:28
Anije me kallama/ Aventura si egjiptianët e lashtë

A ishin në gjendje egjiptianët e lashtë të përdornin barkat me kallama për të udhëtuar në distanca të largëta, mijëra vite më parë? Një grup aventurierësh e beson këtë dhe do të përpiqet të provojë teorinë e tyre duke ndërmarrë një udhëtim të tillë.

14:18
Genci Gjonçajt i ndalohet kandidimi për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj i është ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) kandidimi për në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjonçaj ka qenë më parë anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

13:59
Edukatë seksuale për azilantët, në gjermani ofrojnë kurse për të sapoardhurit

Në një klasë, studentët shohin një video ku një burrë dhe një grua takohen në një klub nate. Ata pijnë, qeshin, kërcejnë dhe puthen. Toni në dhomë dhe në ekran, ndryshon shpejt, kur burri e çon gruan në shtëpi, mbyll derën dhe kur ajo përpiqet të largohet e përdhunon. Kur videoja mbaron, të shtatë meshkujt, rreth të 30-tave, refugjatë që kanë ardhur në berlin nga siria, iraku apo afganistani, duhet të japin komentet e tyre. Ajo ka pirë shumë alkool-thotë njëri prej tyre, i bindur se mashkulli në video ka përfituar nga gjendja e vajzës për të abuzuar me të.

13:36
Betohet kryetari i ri i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari

Kreshnik Hajdari është betuar sot si kryetari i ri i bashkisë së Kuçovës,pas konstituimit të Këshilli Bashkiak të këtij qyteti. 31 këshilltarët e dalë nga votimet 30 Qershor janë betuar sot, duke konstituuar kështu edhe këshillin e ri bashkiak të qytetit naftëtar të Kuçovës.

12:59
Si duken burgjet rreth e rrotull botës – FOTO

Gjithnjë e më shumë njerëz janë prapa hekurave. Mendohet se mbi 10 milionë persona janë duke u mbajtur në institucionet penale në mbarë botën, ose si të paraburgosur ose si të dënuar.

12:42
Europa League/ Eliminohet Ferronikeli, kalon Bazeli i Xhakës

Bazeli i Taulant Xhakës shkakton superizën e parë në raundret kualifikuese të Ligës së kampioneve. Skuadra zvicerane, pjesë e së cilës përvec mesfushorit të përfaqësueses shqiptare është edhe Albian Ajeti, eliminoi skuadrën holandeze të PSV Eindhoven teksa fitoi ndeshjen e dytë 2-1 duke përmbysur humbjen e sfidës së parë në Holandë, 3-2.

12:34
Puna para jetës?! Debate mbi gazetarin pakistanez që u zhyt në ujë për të raportuar

Gazetari pakistanez që raportoi ‘live’ nga një zonë e përmbytur, me ujin që i arrinte deri në qafë, ka ndezur debate. Azadar Hussain, po raportonte për përmbytjet në një rajon në pakistanin qendror, për një kanal lokal lajmesh. Duke kaluar linjën tek gazetari, prezantuesi i televizionit në studio tha se ai ishte zhytur në ujë për të shpjeguar vështirësinë me të cilën është përballur popullata lokale. Vetëm koka dhe mikrofoni i tij, qëndronin mbi ujë. Vetë gazetari shpjegonte se uji nga lumi indus, kishte mbuluar mijëra hektarë tokë bujqësore dhe se tani kërcënonte zonat e banuara.

12:32
Ullinjtë në Mesdhe të kërcënuar nga sëmundjet

Në këtë fushë, jo larg nga Galipoli, në Pulia, agronomët po përballen me një baktere që ka infektuar deri më tani miliona pemë ulliri dhe kërcënon të gjithë zonën e Mesdheut. Xylella fastidiosa, për të cilën nuk ka kurë, ka shkatërruar pemët e lashta të ullirit në rajonin jugor të Italisë dhe përtej tij.

12:29
Kthimi i vështirë në shtëpi; Qeveria përpiqet sërish të kthejë banorët në një lagje të Mitrovicës së Veriut

Selime Avdylit prej 20 vitesh i është mohuar e drejta për të jetuar në tokën e saj.