Mirditë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër Rrëshen ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë vëlla e motër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se djali i vrarë quhet Edison Filopati ndërsa viktima tjetër është motra e tij.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e zonës të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Top Channel