Banka globale e farërave në Arktik, ka arritur rekordin e 1 milion varieteteve të magazinuara nën akullin e saj.

Depozitat u rinovuan pasi uji përmbyti papritur hyrjen e tunelit në 2017, çka edhe detyroi punimet. Fara nga rreth 60 mijë varietete të mbjellash, nga e gjithë bota janë vendosur në këtë bankë.

Rezerva e nëndheshme, 9 milionë euroshe, në arqipelagun norvegjez Svalbard, u hap në 2008, si një magazinë e thjeshtë. Por, ritmet e paparashikuara të ngrohjes globale, i dhanë asaj një tjetër rëndësi. Tani, qeveria norvegjeze ka kryer punime rinovimi me vlerë 20 milionë euro dhe kjo do të thotë se banka është e sigurt për të ardhmen.

Shkatërrimi i natyrës bën që një diversitet të mbjellash dhe të afërmit e tyre të egër, të humben, në një kohë kur pasojat e emergjencës së klimës bëjnë që varietete të reja të nevojiten në mënyrë që ti bëjnë ballë motit në ndryshim dhe infeksioneve. Bankat e farave mund të dëmtohen edhe nga ndërprerja e energjisë elektrike, siç ka ndodhur për shembull në Aleppo, të Sirisë, por ajo në Svalbard, ka menduar për gjithçka. Për ta ndërtuar atë është gërmuar në shkëmb. Banka e Svalbardit mban aktualisht fara të 1 milionë e pesëdhjetë mijë varieteteve të mbjellash, nga 5 mijë specie të ndryshme. Kjo përbën dy të pestat e 2.4 milionë varieteteve të njohura në botë dhe banka, ka akoma shumë vend për ti ruajtur ato.

Top Channel