Karnavalet e Rios! Në pistë zbresin shkollat më të mira të sambas

25/02/2020 17:12

Rio de Janeiro është zhytur në festivalin e përvitshëm të karnavaleve, dhe shkollat e sambës po i japin qytetit ngjyra çdo natë.

Në përfundim, njëra prej tyre do të shpallet fituese. Ajo e të hënës, ishte nata e shkollave të sambës Sao Clemente dhe Vila Isabel dhe spektakli ishte vërtet i mahnitshëm.

Në sambadromin Marques de Sapucai, në Rio de Janeiro, pati një shpërthim ngjyrash, nga kostumet dhe elementët e tjerë mahnitës, gjithçka nën tingujt e muzikës dhe ritmet e kërcimit.

Por nuk është vetëm Rio nën ethet e karnavaleve. Në Olinda të Brazilit, kukulla gjigante të fryra, me imazhet e karaktereve dhe njerëzve të famshëm, kanë parakaluar nëpër rrugë. Mes tyre, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, aktivistja e ambientit Greta Thunberg apo Hulku dhe Jokeri.

Ndërkohë, në një tjetër vend, në Portugali, karnavalet kishin fytyrën e klounëve. Në qytetin e vogël Sesimbra, rreth 40 km larg nga Lisbona, mijëra njerëz të veshur si klounë, kanë parakaluar nëpër rrugë…

Top Channel