Një konkurs për të deshifruar një mesazh 230 vjeçar mbi një shkëmb në brigjet e Bretanjës, ka zbuluar se një vdekje tragjike ishte në zemër të mbishkrimit.

Fshati Plougastel, njoftoi për një konkurs për deshifrimin e mesazhit misterioz pasi ekspertët lokalë nuk mundën ti jepnin kuptim atij. Dy fitues ndajnë tani çmimin në para prej 2 mijë eurosh. Kryebashkiaku Dominique Cap, tha se përkthimet e tyre kishin dallime por historitë rezultuan shumë të ngjashme. Të dy fituesit ranë dakord se mbishkrimi ishte bërë në kujtim të një personi që kishte humbur jetën.

Noël René Toudic, një mësues anglishteje dhe një ekspert i gjuhës kelte, tha se kishte punuar mbi hipotezën se personi që i kishte shkruar ishte jo shumë i shkolluar që fliste gjuhën vendase të shekullit të 18.

Pjesa thelbësore e mbishkrimit thotë: Serzh vdiq pa aftësi në lundrim, varka e tij u mor nga era. Fituesi tjetër ishte historiani Roger Faligot dhe artisti Alain Robet. Edhe ata thonë se teksti është shkruar në gjuhën breton, por besojnë se disa nga fjalët ishin nga Uellsi. Në përkthimin e tyre thuhej: Ai ishte mishërimi i kurajos dhe gëzimit të jetës. Diku në ishull ai ngeci dhe vdiq. I zbuluar disa vite më parë, nënshkrimi me 20 rreshta, është shkruar në një shkëmb një metër të lartë, pranë një shpelle në Bretanjë dhe mund të arrihet vetëm gjatë zbaticës.

Top Channel