Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.
Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan Daily Mail.
Ai u largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte duke fjetur. “Ky djalë i lumtur hyri natyrshëm natën e kaluar në tavolinën e përparme të Departamentit të Policisë”, tha duke qeshur Departamenti i Policisë Odessa krahas imazheve që ata kapën gjatë vizitës së tij.
Rreshteri Rusty Martin tha: ”Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ja hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë.” Policia e Odessa bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.
Më pas Departamenti mundi të gjejë pronarin e qenit, Alvaradon. Alvarado falenderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qëndrojë në një vend të vetëm.
”Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do t’ja dijë nëse unë shqetësohem për të”, tha Alvarado për NewsWest 9.
Top Channel