Berat/ Një pacient shfaq probleme të rënda në rrugët e frymëmarrjes, niset drejt Tiranës. Priten analizat…

25/02/2020 17:25

Një pacient në Berat ka rezultuar me insufiçencë respiratore. Pacienti nga Skrapari pasi është diagnostifikuar me sëmundjen ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të QSUT-së në Tiranë ku është në pritje të analizave. Personi që ka shfaqur probleme të mëdha rrugët e frymëmarrjes vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare.

Burime për Top Cahnnel bëjnë me dije se personi në fjalë është 45-vjeçar dhe është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se, rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT, ku do ti nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit,që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.

Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qenë raste të rënda. Sipas Vilës,të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se,në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit,për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminim në ISHP në Tiranë.

Mjekja Vila konfirmon se, edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantinë, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësor merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgojnë në Tiranë.

Top Channel