Frika nga koronavirusi/ Qindra persona mbajnë radhë për të blerë maska në Korenë e Jugut (Foto)

24/02/2020 21:17

Korea e Jugut është një tjetër vend ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe.

Teksa vetëm për një ditë janë shënuar 231 raste të reja të infektimit me koronavirus, njerëzit kanë filluar të marrin masa serioze për shëndetin e tyre.

Në rrugët e qytet në Daegu janë filmuar qindra njerëz të cilët mbanin radhë për të blerë maska mbrojtëse në një supermarket. Pamjet kanë bërë xhiron e botës, ndërsa një situatë e ngjashme është edhe në Itali ku janë shfaqur edhe mungesa të maskave mbrojtëse për shkak të fluksit të lartë.

Koreja e Jugut tani thuhet se ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës. Sipas mediave vendase, numri i të infektuarve të rinj në Korenë e Jugut vetëm për ditën e sotme është 231 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 830.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel