Ndodh në Lezhë/ 24-vjeçarja godet me thikë bashkëmoshatarin dhe e bën për urgjencë, detajet e para

25/02/2020 09:35

Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lezhës.

Një 24 vjeçare identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, po që është arrestuar nga policia, ka plagosur me thikë Anton Shytin, për motive të cilat mbeten të paqarta.

Burime paraparake bëjnë me dije se i riu ka marrë plage të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Beslidhja në Lezhë në afërsi të shkollave.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë.

Top Channel