Dibër/ Grabitën çiftin e moshuar, shkon në pesë numri i të arrestuarve. Në kërkim autori i 6-të

25/02/2020 11:58

Dibër- Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për grabitjen dhe dhunimin e çiftit të të moshuarve në Maqellar të Dibrës, ngjarje kjo e ndodhur tre net më parë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Cernem, ndërsa sipas policisë së fundmi në pranga ka rënë K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë. Të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje të rëndë janë  A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë.

Ndërkohë në kërkim policor vijon të jetë A. G., 30 vjeç,  i cili ka qenë bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë ndaj çifti. Policia njofton se në momentin e arrestimit të katër të rinjve u gjetën edhe disa sende të vjedhura.

Pasi terrorizuan çiftin Dulaj, 6 autorët kanë arritur të marrin në banesë bizhuteri, sende të tjera me vlerë si dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Referuar burimeve zyrtare nga policia e Peshkopisë, 200 m larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë, e cila u përkiste grabitësve e ndërsa janë gjetur edhe dy kuti të bizhuterive boshe. Pikërisht nga kjo makinë thuhet se janë zbuluar edhe gjurmët dhe më pas identifikimi i autorëve.

Top Channel