Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Në zonat e thella malore do të ketë reshje lokale shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel