Porno, pedofili, video me përmbajtje seksuale dhe vjedhje të dhënash mbizotërojnë në “TikTok”, rrjetin social, përdoruesit më të shumtë të të cilit janë adoleshentë.

Alarmin e ngre Jesse Weinberger, eksperte e sigurisë në internet. Për “The Sun”, ajo ka treguar se rrjeti me 1.5 miliardë “downlodime” në botë po shkatërron të rinjtë.

Madje Weinberger ka rrëfyer dhe rastin e një vajze 9 vjeçe e cila ishte e fiksuar me videot pornografike, që kishte filluar t’i shihte si fillim në Youtube. Disa nga aktoret e filmave pornografikë gjithashtu janë përdorues të “TikTok”.

Por ajo që është më shqetësuese është se fëmijët po kthehen në shënjestrën e pedofilëve në rrjetin social si dhe ekspozimi i fytyrës së tyre po përdoret në avantazhin e kontrolluesve të aplikacionit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel