E mërkurë, 30 Tetor 2019
13:56
Tmerri i “Tiranës së Re”, arrestohet hajduti i portofolave

Policia në Tiranë pas kallzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, kanë kryer një operacion.

13:44
Kongresi i SHBA për masakrën ndaj armenëve: “Ishte gjenocid”

Vendim është jo më pak se historik: Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA i klasifikon masakrat e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Për vendimin votoi një shumicë e qartë.

13:36
Ndërron jetë aktori dhe komediani i famshëm

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe komediani i stand up- eve, John Witherspoon.

13:25
Pasardhësi i Al Bagdadit, Al Haxh Abdullahu/ SHBA 5 milionë dollarë për kokën e tij

ISIS-i apo ajo çfarë mbetet nga shteti islamik në Siri e Irak, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë mbi vdekjen e liderit të tij Abu Bakr al-Bagdadi, që hodhi veten në erë gjatë një sulmi nga forcat amerikane në veri të Sirisë të shtunën.

13:16
Modriç: Bale i turpshëm, por i lumtur

Mesfushori Luka Modriç ka thënë se bashkëlojtari Gareth Bale është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

13:10
Rishfaqen zërat, Louis Vuitton mendon blerjen e Milan

Nuk ka paqe për Milanin. Skuadra e Stefano Piolit është në pozita shumë të vështira në kampionat dhe pasi ndërroi tre herë trajnerin në 5 muaj, mund të ndërrojë sërish pronësinë.

13:09
“Pisa, maskarenj; s’ju vjen turp”/ Procedohet ish-trajneri që dhunoi të miturit pas humbjes së ndeshjes

Nisur nga një video që qarkulloi kudo në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 teksa fyente dhe dhunonte fizikisht futbollistët e miturit të skuadrës (fill pas humbjes së një ndeshjeje) bëhet me dijeni se 77-vjeçari Ndue Tarazhi banues në Laç është proceduar penalisht.

13:09
Katër migrantë humbin jetën në Ishujt Kanarie

Katër migrantë u mbytën dhe një u zhduk në një përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie, thanë sot autoritetet spanjolle.

13:07
Lufta ndaj kurdëve, Volkswagen zhvendos prodhimin e Passat nga Turqia në Sllovaki?

Bordi mbikëqyrës i Volkswagen (VW) do të takohet këtë javë për të vendosur nëse do të vazhdojë me një investim të planifikuar në Turqi apo të ndërtojë një strukturë të re diku në Evropë, shkruan revista gjermane Automotive News.

12:57
Ambasadat dhe konsullatat izraelite mbyllen në të gjithë botën

Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atasheu ushtarak janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë.

12:45
Lulja me 20 petale- Nis mbledhja e tyre për Ditën e të Vdekurve në Meksikë

Fermerët në qytetin e Copandaros në Meksike kanë nisur mbedhjen e luleve cempasuchil, apo marigold, të cilat konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e përgatitjeve për kremtimet e ditës tradicionale të të vdekurve, kushtuar personave të larguar nga kjo jetë.

12:44
Rama pas Athinës shkon nesër në Romë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë. Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte i cili vetëm pak javë më parë ishte për vizitë në Shqipëri.

12:42
Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi për Shqipërinë për çeljen e negociatave

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia.

12:40
“Metallica S&M2”- Filmi i bashkëpunimit historik “Heavy Metal” me orkestrën simfonike

Në vitin 1999, Metallica bashkëpunuan me orkestrën simfonike të San Franciscos, për dy koncerte historike që më pas do të shndërroheshin në një album të certifikuar 5 herë platin.

12:34
“Agim Kajmaku”/ KQZ mblidhet të premten

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të vendosur për “fatin” e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

12:33
Vjedhje dhe mashtrim/ Ja pse ranë në pranga 4 persona gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë

Katër persona kanë rënë në pranga në Vlorë përgjatë 24 orëve të fundit.

12:25
Dhëmbi më i gjatë në botë, 3.7 centimetra

Libri i Rekordeve Guinness i njohu dentistit Ofenbach për nxjerrjen e një dhëmbi të gjatë 37 milimetrash te një pacient, i cili ankohej për dhimbje.

12:25
“Homazh për Nino Rota”/ Bashkëpunim i instrumentistëve shqiptarë dhe italianë

“Homazh për Nino Rota” një koncert instrumental i Konservatorit “Ninno Piccini” të Barit si dhe dy liceve artistikë të Vlorës dhe Gjirokastrës mbylli javën italiane të kulturës në kalanë e Gjirokastrës.

12:23
Mosçelja e negociatave, ambasadori hungarez: Jemi të zhgënjyer, Shqipëria ka frymë e histori evropiane

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të revolucionit hungarez në Shkodër, ambasadori hungarez ceku gjatë fjalës së tij çështjen e mosçeljes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

12:22
Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

12:19
Ndotja e ajrit, propozohet të vihet akcizë për naftën në Kosovë

Instituti për Politikë Zhvillimore (INDEP) bashkë me Ekipin e Kombeve të Bashkuara (UNKT) kanë mbajtur sot një konferencë temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”.

12:18
Rama i jep makinës pa prekur timonin… me ndihmën e 5G (video)

“Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”, kështu njofton në facebook kryeministri Edi Rama.

12:16
Pastrimi i Gjanicës- Rrjedha e lumit kërcënonte banorët e Fierit

Lumi Gjanica nuk do ta përmbysë më qytetin e Fierit.

12:15
Ndotja e mjedisit në Elbasan/ Zona e ish-metalurgjikut sërish vatër kërcënuese

Nëse të ndodh që herët në mëngjes të kalosh pranë ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan, kjo është pamja me të cilën do të përballesh.

12:12
Zbardhen vrasjet e bujshme/ 1 person në kërkim dhe 1 në pranga për ngjarjet në Vlorë dhe Mirditë

Dy vrasjet të mbetura pa autorë për shumë kohë, janë zbardhur tashmë nga Policia.

12:06
Halloween, jashtë nga propozimet e shkollës!

Ka disa vite qe Halloween-it po shfaqet gjithnjë e më tepër edhe në Shqipëri.
Lehtësisht, kushdo, mund të gjejë informacione për kuptimin e kësaj feste, për kontekstin ku e ka zanafillën, për simbolikën e saj okulte, për përqasjen e pahijshme me vdekjen, duke e fshehur pas një fasade “festive” por sidoqoftë makabër.

12:04
Protesta në Lushnje, fermerët i hedhin domatet në rrugë

Ka nisur protesta e fermerëve të Lushnjes, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

12:01
Saga e Alvin Berishës/ “Save the children” për Top Channel: S’është nën kujdesin tonë

Pas shfaqjes për herë të fundit tre javë më parë të Alvin Berishës në emisionin “Le Iene”, vishet me mister ajo çfarë është duke ndodhur me të miturin shqiptar në Kampin Al-Hol.

12:00
Poduvejë. Jordanezi merr makinë me qira dhe zhduket

Në shtetas jordanez ka përdorur një automjet të marrë me qira në Podujevë për të vijuar rrugën e tij si refugjat drejt Bashkimit Europian

11:59
Sherr masiv në dasmë! Të ftuarit përleshen me njëri- tjetrin, arsyeja? Dikush flirtoi…

Një përleshje masive në dasmë, e cila solli plagosjen e tre personave erdhi si pasojë e flirtimit të një prej të ftuarve me të ftuar të tjerë. Të paktën kështu u pretenduan gjerësisht, ndonëse ende ngjarja mbetet e paqart1%.

11:54
Gjakovë, rreh nënën dhe motrën me nevoja të veçanta

Gjakovë. Një grua kërkoi ndihmën e policisë sepse ajo dhe vajza e saj me nevoja të vecanta keqtrajtoheshin fizikisht nga djali i saj.

11:51
Ricky Martin dhe bashkëshorti Jwan Yosef bëhen prindër për herë të katërt

Ricky Martin tashmë është baba i katër fëmijëve.

11:49
Prishtinë, turku rreh të dashurën belge dhe shokun e saj

Prishtinë/ Eshtë arrestuar një person me shtetësi turke, sepse pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij belge dhe një person dytë po belg ndërsa ndodheshin bashkë.

11:43
Instagram dhe Facebook zhdukin pjeshkën dhe patëllxhanin si “emoji”: Janë seksuale dhe provokuese

Facebook dhe Instagram kanë ndaluar përdorimin e ’emojis seksuale’ duke përfshirë patëllxhanët, pjeshkën dhe pikat e ujit.

11:40
Gjilan, kapen pikat e kumarit ilegale

Kamenicë. Gjilan/ Eshtë raportuar se gjatë kontrollit në gjashtë adresa të ndryshme, ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

11:39
Britania kërkon sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka lancuar projektin e saj për forcimin e sistemin e drejtësisë në Kosovë.

11:34
Kultivonin kanabis në fshat, 2 të arrestuar në Shëngjergj të Tiranës

Dy persona kanë rënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike, gjatë një operacioni policor në Tiranë.

11:29
Spiropali-Bashës: Nuk kemi kohë për të humbur me ju! Brenda dhjetorit votojmë Reformën Zgjedhore

“Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament”, kështu shkruan ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në Facebook.

11:28
Përgjim gazetarësh? WhatsApp-i hedh në gjyq firmën izraelite

WhatsApp-i ka hedhur në gjyq firmën izraelite të teknologjisë NSO Group, duke e akuzuar atë se e ka përdorur shërbimin e mesazheve të zotëruar nga Facebook-u për të përgjuar gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të tjerë.

11:20
Miliona njerëz mund të humbasin shtëpitë, niveli i deteve rritje dramatike në tre dekadat e ardhshme

Miliona njerëz në mbarë botën rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre pasi qytetet të tëra mund të mbulohen nga uji për shkak të rritjes dramatike të nivelit të deteve gjatë tre dekadave të ardhshme, thuhet në një studim të ri, publikuar në revistën Nature Communications.

11:15
Vendimi i Prokurorisë për rastin Dehari, reagon avokati i familjes

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vendimin e Prokurorisë së Shtetit që rasti i Astrit Deharit, nga Prokuroria në Prizren të kalojë në Prokurorinë Speciale për hetim të mëtejmë.

11:15
Ja kur do shiten biletat për ndeshjen Kosovë-Angli

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ në muajin nëntor.

11:11
Fermerët e Lushnjes, sërish në protestë! Kërkojnë plotësimin e kërkesave nga qeveria

Ka nisur grumbullimi i fermerëve të Lushnjes për protestën e tyre të radhës; një grumbullim që po mundësohet në vendin e quajtur Rotondoja e Savrës.

11:06
Pse dukemi më mirë para pasqyrës sesa në foto?

Mesatarisht femrat shikohen në pasqyre mbi 70 herë brenda një dite. Dhe nuk është diçka që duhet të çuditemi pasi duhet të sigurohemi që çdo gjë është në rregull para se të dalim nga shtëpia.

11:03
Vuçiç ngacmon Thaçin në Bruksel: Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të përqafohet me ty!

Teksa në Bruksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, në një video, të publikuar në kanalin zyrtar të Presidencës së Malit të Zi në YouTube, shihen liderët në fjalë teksa përshëndeten dhe takohen me vetë Mogherini- n, mandati i së cilës përfundon më 1 dhjetor.

10:58
Basha: PS të reflektojë, nuk është kurrë vonë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratë për mediat pas një takimi me reporterët e KiE tha se Partia Socialiste duhet të reflektojë, “se nuk është kurrë vonë”.

10:55
10 vende që duhen vizituar para se të zhduken përgjithmonë!

Teksa koha rrjedh dhe njerëzimi i nënshtrohet një procesi të pandalshëm ndryshimi, shumë vende historike rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

10:49
Më në fund Adele tregon sekretin e dietës që e dobësoi kaq shumë!

Këngëtarja e famshme Adele po i nxjerr “si me grep“ sekretet e dobësimit të saj. Ajo ka humbur mjaft peshë, dhe u tha se ajo është kthyer në një adhuruese të Pilates-it, i cili e ka ndihmuar shumë të heqë ca nga kilogramet e tepërta.

10:40
Kosovë: Pse po vonohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

5000 mijë vota të diasporës janë shkaku që po vonohet shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

10:36
Adrian: Do garoj me Alisson për t’u bërë portieri kryesor në klub

Portieri i Liverpoolit, Adrian beson që mund të garojë me Alisson Becker, për t’u bërë portieri kryesor në klub.

10:30
Xhaka nuk pranon t’u kërkojë falje tifozëve, flet trajneri Unai Emery

Granit Xhaka refuzon t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pas fjalëve që përdori ndaj tyre.

10:20
Liverpool-Arsenal, formacionet e mundshme

Sot në Carabao Cup pritet një ndeshje mjaftë interesante mes Liverpool dhe Arsenal.

10:19
Reali heq dorë nga Pogba

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk po konsideron mundësinë për të vazhduar bisedimet me Manchester United për mesfushorin Paul Pogba.

10:15
Arrestohet polici që shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani, reagon ministri Lleshaj

Mbi arrestimin e punonjësit të policisë nga Laçi, i cili shiste në Shqipëri sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

10:02
“Shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun”/ PD kërkesë KQZ: Zbatoni ligjin, jo urdhrat politike të Edi Ramës

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

09:57
Rasti i Astrit Deharit i kalon Prokurorisë Speciale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, mori vendim që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

09:49
Durrës/ Kapet 34-vjeçari i shumëkërkuar, vrau biznesmenin Arben Beqiraj (emri)

Një 34-vjeçar, i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia pas një ndjekjeje disaditore nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Tiranë, e Durrës.

09:41
Zbardhet misteri i vrasjes në Mirditë/ 34-vjeçari u vra nga miku i ngushtë për gjakmarrje

Është identifikuar autori i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor.

09:25
Debati për pasardhësin e Merkelit ashpërsohet

Pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhjet në Lindje, brenda partisë nuk kursehen kritikat. Njëri nga kritikët e quan qeverinë Merkel “tmerrësisht të dobët”.

09:21
OJQ-të: Projektligji grek mbi emigracionin kërcënon të drejtat e njeriut

Grupet e të drejtave të njeriut përfshirë “Amnesty International” dhe organizatën “Mjekët pa kufij” e cilësuan një projekligj mbi emigracionit që po diskutohet në parlamentin grek si “jashtëzakonisht të dëmshëm” për azilkërkuesit që ndodhën në një situatë të vështirë.

09:15
Arrestohet polici nga Laçi, shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani (foto)

Një punonjës policie nga Laçi është arrestuar nga policia pasi shiste në Shqipëri sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani.

09:05
Pas JO-së nga BE, Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen “Bashkimit Euroaziatik”

Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që t’i bashkohen këtij grupimi. Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali të Premten.

09:00
A qëndron shteti pas disa “zhdukjeve“ e torturave në Turqi?

Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë liruar flasin për marrje në pyetje nën tortura. Të afërmit e të rrëmbyerve dyshojnë, se pas kësaj qendron shteti. Një reportazh i Deutsche Welles.

08:53
Grabitet shtëpia e Marchisio/ Ish-futbollisti i Juves kërcënohet me armë

Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, vila e Claudio Marchisio, ish-futbollistit të Juventusit është vjedhur.

08:44
“Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë”

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha të martën se mosndëshkimi për vrasjen e gazetarëve është edhe më tej, në masë të madhe, normë në më shumë se një duzinë vendesh me shkallë të lartë të krimit, me konflikte ose korrupsion.

08:36
Përgjaket festa e “Halloween”, tre të vdekur dhe 9 të plagosur

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe nëntë kanë mbetur të plagosur pas një gjuajtje masive në një festë Halloween-i në Long Beach në Los Angeles.

08:26
Votimi historik/ Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA njeh genocidin ndaj armenëve

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së vrasjes masive të armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore si një genocid.

08:12
Kosovë/ Ambasada britanike nis projektin për forcimin e sistemit të drejtësisë

Ambasada britanike, përmes partnerëve të saj implementues “Axiom International” dhe “Agjencia Limited” dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”.

07:51
Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:10
Video/ Akoma i banueshëm, njihuni me vendbanimin 900-vjeçar

Fshati Shonke është një vendbanim 900-vjeçar në majë të një mali në rajonin e Amhara të Etiopisë.

06:54
Më shumë hithra në vjeshtë për një imunitet më të fortë në dimër

Hithra është një barishte shumë e pasur në vlera për trupin e njeriut. Ajo është e pasur në fibër, kalcium, magnez, proteinë apo vitaminat A dhe B6. Kjo barishte duhet konsumuar rregullisht sepse ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, pastron organizmin nga toksinat dhe forcon sistemin imunitar.

06:28
Keni probleme me kockat? Provoni kurën me vaj ulliri me kripë

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

06:22
Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

05:46
Hong Kong/ Aktivisti pro-demokracisë përjashtohet nga konkurrimi në zgjedhje

Aktivisti pro-demokracisë Joshua Wong tha se vendimi i autoriteteve të Hong Kongut për ta ndaluar atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale është dëshmia “se si Pekini i manipulon zgjedhjet me censurë politike”.

04:31
Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi të madhe

Ministri i punëve të Brendshme i Zvicrës tha se mbi 10 për qind e akullnajave të vendit janë shkrirë gjatë pesë viteve të fundit.

03:14
Hollësi të reja mbi operacionin në të cilin u vra Al-Baghdadi

Zyrtarët amerikanë po publikojnë hollësi të tjera nga operacioni i rrezikshëm ushtarak i së shtunës që eliminoi udhëheqësin e organizatës Shteti Islamik Abu Bakr al-Bagdadi. Dikur njeri i fuqishëm, i vetëshpallur kalif, Al-Baghdadi u gjet i fshehur në një tunel. Duke parë se nuk kishte rrugëdalje, ai hodhi në erë veten dhe tre fëmijët e tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb, na jep më shumë informacion për materialet që komandot amerikane gjetën pas operacionit.

02:17
Protestat në Liban, jep dorëheqjen kryeministri Hariri

Kryeministri i Libanit Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin prej dy javësh. Hariri tha se Libani ka arritur në një pikë kritike dhe duhet bërë diçka për të ndalur krizën.

01:25
Foto/ Ja si do të duken në të ardhmen punëtorët e zyrave

Obez, me sy të kuqe dhe kurriz të dalë, kështu do të jetë punonjësi i së ardhmes sipas një studimi të porositur nga kompania britanike Fellowes i cili gjurmon rreziqet që i kanosen punonjësve nëpër zyra.

00:51
Aty ku mbahen luftëtarët e huaj, brenda burgut të ISIS

Pas dyerve të hekurta, qëlitë janë po aq të mbushura sa ç’janë bosh sytë e tyre. Të burgosur të lodhur e të uritur, në kostume ngjyrë portokalli, mbushin çdo pëllëmbë hapsirë.

00:15
Zgjidhja e krizës politike, ja çfarë thotë Yuri Kim në Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan

E përzgjedhura e Presidentit Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim doli para Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan ku tregoi për prioritet e saj në Tiranë.

00:00
Kurti: Duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë

Kryetari i Lëvizjes Vendvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka theksuar se në takimin që ka pasur me njerëz të kulturës e sportistë, është ndjerë më kreativ, e me më shumë kondicion.

E martë, 29 Tetor 2019
23:27
Messi sinjale për Topin e Artë, Barça vazhdon e para

Lionel Messi magjeps “Campn Noun” në takimin me Valladolidit, të cilin Barcelona e mposhti thellë me rezultatin 5-1, duke u ngjitur në krye të La Ligas me dy pikë më shumë se Grana dhe Atletico e Madridit.

22:59
Lukaku fantastik, Inter merr vendin e parë

Interi është ngjitur në vendin e parë në klasifikim të Serie A pasi ka mposhtur me rezultatin  1-2 Brescian.

22:43
Magjia e Messit, ja pse është më i miri në botë

Lionel Messi ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit kundër Valladollid në javën e  11-të të La Liga-s.

22:22
Barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Atletiko Madridin

Sfida midis Atletiko Madrid dhe Alaves nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1. Goli i Alvaro Moratës nuk i mjaftoi Atletikos pasi vendasit barazuan takimin në minutën e 83-të me anë të Perez.

22:07
Anulohet vizita në Bruksel, Rama nuk merr pjesë në takimin e fundit me Mogherinin

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të merrte pjesë në darkën e punës që u zhvillua sot në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit, kryeministri shqiptar nuk është shfaqur. Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

22:02
Top Story/ Raporti i auditit u mbajt i fshehur nga Ministrja Balluku dhe nuk ka asnjë reagim

Mjafton me këtë raport, dhe qeveria mund të ulej me koncesionarin dhe të diskutonte termat e kontratës. Këtë duhet ta bënte çdo 3 vjet, që nga 2004, por kjo nuk ka ndodhur.

22:00
Policia serbe plagos rëndë një shqiptar

Forcat serbe kanë plagosur sot një shqiptar në Medvegjë, i cili shërbente si roje pylli, jeta e të cilit është në gjendje të rëndë.

21:56
Ekskluzive Top Story/ Raporti financiar për TIA: Koncesionari ka arkëtuar mbi 380 milionë euro

Ne do ti rikthehemi sërish performancës financiare të aeroportit “Nënë Tereza”. Bazuar në pasqyrat financiare të bëra publike nga vetë kompania ky koncension rezulton të ketë qenë një minierë ari. Nga viti në vit ajo ka njohur vetëm rritje. Në vitin e fundit, 2018 ky koncension ka siguruar fitime deri në masën 50 %.

21:52
Mesfushori i Juventusit nën shenjestrën e dy ‘big’-ëve evropian

Paraqitjet e mira të Bentacur me fanellën e Juventusit kanë tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Manchester City.

21:48
Ekskluzive Top Story/ Raporti për sigurinë në Aeroport, asnjë nga rekomandimet nuk është marrë parasysh

Në muajin dhjetor 2016, u mblodh Komisioni Kombëtar i Sigurisë në Aviacion. Në mbledhje merrnin pjesë përfaqësues nga ministria e mbrojtjes, të policisë kufitare, të emergjencave civile, të Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe Përfaqësuesi juridik Koncensionarit në aeroport.

21:41
Lautaro magjik, kalon Interin në epërsi

Interi është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 sfidën ndaj Brescias.

21:35
Ekskluzive në Top Story/ Grabitja e parë në RINAS, policia u njoftua por nuk reagoi qëllimisht

 30 qershor 2016. Kamerat e sigurisë regjistrojnë një makinë mercedez benz teksa kalon gardhin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” dhe futet brenda në pistën e avionëve. Objktivi i këtij grupi ishte grabitja e  parave të bankave që do të transportoheshin jashtë vendin me avion.

21:31
Brexit/ Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme në dhjetor; Deputetët japin “ok”, priten Lordët

Britania e Madhe pritet të zhvillojë më 12 dhjetor zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ligjvënësit britanikë votuan që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas ngërçit të krijuar prej muajsh me çështjen Brexit, por që vendimi të bëhet zyrtar duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve.

21:27
Top Story/ Nepotizmi i Rolf Castro në RINAS, si punësoi familjarët e vet në postet kyçe

Në këtë pjesë të emisionit, do të trajtojmë edhe mënyrën se si i kanë menaxhuar punët nga brenda aeroportit vetë drejtuesit e kësaj kompanie. Kjo lidhet kryesisht me një njeri të vetëm. Ai është Rolf Kastro-Vaskez, i cili ka mbajtur pozicionin e Administratorit të Përgjithshëm i Tirana International Airoport. Ai e ka nisur karrireën e tij në vitin 2007 dhe u shkëput nga kjo punë, pak javë më parë.

21:21
Top Story/ Kush janë pronarët e RINAS-it, kinezët, kompani offshore apo ndonjë politikan shqiptar?!

Një nga pikëpyetjet më të mëdha, është se kush janë pronarët e koncesionit të RINAS-it, pas shitjeve të aksioneve nga gjermanët në vitin 2016. Në faqen zyrtare të “Tirana International Airport”, në sektorin e njoftimeve për shtyp gjendet njoftimi i datës 7 Tetor 2016.

21:15
Top Story/ Përse biletat e avionit në Shqipëri, janë më të shtrenjtat në Europë?! Përgjigjen e gjen tek kontrata

 Kompania koncensionare, është akuzuar për tarifat që aplikon në aeroportin e Tiranës. Por nëse i referohemi kontratës koncesionare, vihet re se shteti ynë i ka lënë dorë të lirë privatit për vendosjen e këtyre tarifave.

21:12
Top Story/ Pasojat e koncesionit të RINAS-it, shqiptarët u zhvatën nga tarifat e biletave të shtrenjta

Në pamje të parë shteti shqiptar dukej i fituar. Qeveria jonë nuk kishte as para dhe as ekspertizën e duhur për të ndërtuar një aeroport modern. Dhënia me koncension e Rinasit të rrënuar ishte në favorin tonë, pasi udhëtarët do të shërbeheshin me standarte. Megjithatë shteti dështoi në përpilimin e kontratës, për të mbrojtur interesat e tij në të ardhmen.

21:09
Top Story/ Historia e koncesionit të RINAS-it, si u favorizua privati nëpërmjet një kontrate abuzive

Aeroport “Nënë Tereza”, prej dekadash është i vetmi që operon në vendin tonë. Është një monopol i pastër në transportin ajror të pasagjerëve dhe e vetmja derë e Shqipërisë me qiellin.

20:48
Albin Kurti diskutohet në Senatin e SHBA, kandidatja për ambasadore në Tiranë: Ndryshimi i kufijve, jo i dobishëm

Fitorja e zgjedhjeve në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje u bë sot pjesë e diskutimeve në Komisionin për Politikë të Jashtme në Senatin e SHBA-së, ku midis të tjerëve, po dëgjohet edhe kandidatja për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim.