Barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Atletiko Madridin

29/10/2019 22:22

Sfida midis Atletiko Madrid dhe Alaves nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1. Goli i Alvaro Moratës nuk i mjaftoi Atletikos pasi vendasit barazuan takimin në minutën e 83-të me anë të Perez.

Barazimi ndaj Alaves ishte i pesti për këtë sezon për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone.

Atletiko shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa Granada, e cila momentalisht mbanë vendin e dytë në kampionat.

Top Channel