Mjafton me këtë raport, dhe qeveria mund të ulej me koncesionarin dhe të diskutonte termat e kontratës. Këtë duhet ta bënte çdo 3 vjet, që nga 2004, por kjo nuk ka ndodhur.

Raport auditi i siguruar ekskluzivisht nga Top Story, por i mbajtur i fshehur nga Ministria e Transportit, Belinda Balluku, e përmbledh në një konkulizon ku jep edhe sugjerimet se për çfarë mund të negociohet në tavolinë me koncensionarin.

Raportit jep disa skenarë të mundshme:

SKENARI A – Të ulen të gjitha tarifat me 50% në gjithë vitet që vijnë.

SKENARI B – Të bëhen investime shtesë në terminal. 10 milion euro për cdo vit.

SKENARI C – Të lejohet futja e linjave low kost duke ulur tarifat aeroportuale me 40% për këto kompani.

SKENARI D – të shkurtohet periudha e koncensionit nga viti 2027 në vitin 2023.

SKENARI E – Kombinim midis skenarit A dhe B.

Deri më sot, asnjë reagim nuk ka pasur nga institucionet zyrtare për këtë audit. Ministri Ahmetaj premtoi se rezultatet do të bëheshin të ditura për publikun shumë shpejt. Por ka kaluar gati një vit që nga dorëzimi i këtij raporti dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Mesa duket qeverisë diku I ka ngelur sharra në gozhdë.

Top Story kërkoi një intervistë me ministren e infrastrukturës zonjën Belinda Balluku për sqarime mbi këtë raport, por nuk mori asnjë përgjigje.

Top Channel