Interi është ngjitur në vendin e parë në klasifikim të Serie A pasi ka mposhtur me rezultatin  1-2 Brescian.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dhjetë ku zikaltërit kanë grumbulluar 25 pikë, dy më shumë se Juventus që ka një ndeshje më pak, dhe ndodhet në kuotën e 23 pikëve.

Goli i parë u shënua Lautaro Martinez në  pjesën e parë, teksa në të dytën në momentin më të mirë të vendasve, Romelu Lukaku shënon një super gol për Interin pas një aksioni personal.

Skriniar do të shënonte autogol në minutën e 75, teksa raste do të kishte për të dy ekipet në minutat e mbetura.

/A.Pali/

 

Top Channel