13:13
Hapet për të pestin vit tregu i shpendëve në Baldushk të Tiranës
As këtë vit, në tryezat e familjeve shqiptare për festat e fundvitit, nuk do të mungojë gjeli i detit nga zona e Baldushkut, e cila njihet për rritjen e tyre. Për vitin e pestë radhazi, Baldushku është kthyer në epiqendrën e produkteve bio të zonës së Tiranës, e veçanërisht të gjelit të detit, prodhimi i të cilit këtë vit është dyfishuar.