Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, nga ku duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në qarkun e Gjirokastrës.

Gjatë një lidhjeje me gazetaren Kristina Fidhi, e cila përcolli një raport të përgjithshëm për situatën në qarkun e Gjirokastrës tha se gjendja rezulton problematike në zonat rurale.

Në Labovë të Gjirokastrës një shkëmb është thuajse në rënie dhe paraqet rrezikshmëri. Nga ana tjetër, niveli i ujërave mbetet ende nën kontroll.

Në Tepelenë dhe Përmet ka rrëshqitje dherash, ku disa akse janë pothuajse të pakalueshme. Ndërkohë në Gjirokastër, kemi gati 70 mm reshje për një ditë të vetme.

 

Top Channel