Pamje tronditëse, i vjedh çantën dhe e tërheq zvarrë me makinë për rreth 70 metra

23/12/2019 10:38

Vjedhjet e çantave në rrugë janë fenomene që i ndeshim çdo ditë. Por një grua 52 vjeçare e ka pësuar më keq sa pritej një akt të tillë.

Pamjet e publikuara të marra nga një kamera e sigurisë në një parking në Saint Paul, të Minesotas, tregojnë sesi gruaja u tërhoq dhunshëm me makinë kur një hajdut tentoi t’i marrë çantën nga dora.

52 vjeçarja u përpoq në çdo mënyrë që të mbronte çantën e saj, por hajduti e tërhoqi atë dhunshëm deri tek makina e tij. Ai më pas u fut me shpejtësi brenda makinës, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që gruaja të bllokohej pasi rripi i çantës së saj kishte ngecur tek dera e përparme e makinës.

Më pas hajduti e tërhoqi zvarrë gruan në një distancë prej 70 metrash.

Nga ky incident 52 vjeçarja nuk u dëmtua rëndë. Në një komunikatë për mediat policia deklaroi se është vendosur në kërkim të autorëve, duke shtuar se këto fenomene të dhunshme janë të shumta në numër dhe agresorët tentojnë të rrëmbejnë sendet me vlerë të grave që kryesisht i kanë kaluar të 40-tat.

Top Channel