“Manita” e Atalantës, Milani kapitullon në Bergamo, e mbyll me turp 2019-ën!

22/12/2019 17:27

Milani kapitullon në Bergamo. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Atalanta në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Gasperinit dhe në të cilën Milani i Piolit nuk bëri asnjë goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gollinit.

2019-ta e Milanit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme ndërkohë që Atalanta në krahun tjetër konfirmoi se kalimi në raundin e 16-të më të mirave të Europës nuk ishte një rastësi duke marrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjëve që do të mbahet mend gjatë.

Serinë e golave e hapi kapiteni Gomez në pjesën e parë ndërkohë në fraksionin e dytë, realizuan edhe Pasali, Ilicic dy herë, goli i dytë i sllovenit ishte një kryevepër dhe vulosi “manitan” e bergamaskëve Muriel vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë.

Paraqitje fantastike edhe e Berat Gjimshitit, titullar në mbrojtjen e Atalantës.

Me këtë fitore Atalanta e ngushtoi sërish në -4 diferencën me Romën e vendit ndërsa shkoi në +10 pikë nga Milani.

Top Channel