Në një postim të pak minutave më parë, bërë nga llogaria e Partisë Demokratike në Facebook shkruhet se “qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.”

Më tej, postimi i shoqëruar me një video vijon:

Nga dëshmitë e mbledhura prej përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit. “Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.”

Për t’u përmbyllur me:

“Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.”

Top Channel