Fshati i luftës dhe këngës, është në fokusin e Ilnisa Agollit këtë herë. Ajo na udhëton në labëri. Në fshatin Vajzë të Ali Asllanit dhe 25 dëshmorëve. Në fshatin që poeti i këndoi gjithë jetën. Në fshatin me një histori të rrallë se përse quhet “Vajzë”.

Një fshat me traditë të thellë atdhetare, të cilën e shquan sapo hyn në rrugën e re të lumit të Vlorës. E në fakt, veç kësaj ajo që të lë pa frymë është natyra. Një natyrë, thuajse e vështirë të dish ta përshkruash. E begatë. Filmike! Ku shquan lëndina e kullota, mbi një tapet të gjelbër dhe merr frymë lirisht dhe diku tej sheh shtëpitë e para. Janë banorët, të cilët të habisin me mikëpritjen dhe historitë që më pas do të të rrëfejnë.

Por çfarë ndodh tjetër aty?

Çfarë surprize ka Ilnisa për shikuesit?

Top Channel