Në prag të fundvitit kanë nisur përgatitjet për festat. Veç zbukurimeve në shtëpi, vajzat i kushtojnë një rëndësi të veçantë e pamjes së tyre. Të telefonosh për të lënë orar për krehje apo make up, nuk ka kohë më, pohojnë parukieret.

“Zakonisht prenotojnë dy javë para si për krishtlindje dhe për vitin e ri sepse janë oraret e zëna. Tani tendencat janë këto ombret me ngjyrë naturale por edhe e kuqja preferohet si te flokët, por dhe në make up. Zonjat që dalin për darkë natën e festave bëhen më të ngarkuara ndërsa kur dalin me kolektiv më të thjeshta”, tregon Alda, me profesion parukiere.

“Unë e kam llogaritur sot sepse ditët e fundit është super ngarkesë. Edhe për thonjtë e kam lënë para dy javësh sepse është full”, tregon një kliente.

E kuqja mbizotëron në këtë atmosferë festash. Pothuajse të gjitha vajzat që vijnë pranë parukerive zgjedhin këtë ngjyrë simbolike për të mbyllur edhe një vit.

Por e kuqja mbizotëron edhe në veshje. Stilistët tregojnë se pavarësisht një muaji të vështirë që kaluam, interesi për fustanet nuk ka rënë.

“Preferencat e vajzave për këtë fundivit e kuqja, jeshilja e zeza.. modelet kanë qenë tutu, me mëngë të fryra. Me xixa, temina. Porositë janë të shumta, vajzat preferojnë t’i marrin me qera por ka dhe që i qepin. Përveç fustaneve që janë më të kërkuarat, ka vajza që preferojnë jumpsuit apo kostume”, tregon stilistja Dhurata Heti.

Kristi Gongo

Top Channel