Koloseumi në Romë është atraksioni më popullor për të dytin vit radhazi sipas të dhënave të vetë udhëtarëve nga TripAdvisor. Arena e famshme pasohet nga muzeu i Luvrit në Paris dhe Vatikani në Romë, në krye të listës së vendeve që nuk duhen humbur për udhëtarët.

Ndërsa atraksionet evropiane dominonin dhjetëshen e parë, dy destinacione të reja amerikane hynë në listën e këtij viti përvec Statusjës së Lirisë: lagjja franceze në Nju Orlins; Skydeck Chicago në Willis Tower dhe ura Golden Gate në San francisko.

Vendet ikonike dhe historike nga e gjithë bota do të jenë gjithnjë destinacione popullore për udhëtarët, por ato janë popullore për një arsye – thotë Lorels Greatrix, zëdhënës i tripAdvisor. Këto janë disa nga sajtet më historike dhe mbresëlënëse në botë. Nëse është vizita juaj e parë apo e pesëmbëdhjeta, ka shumë mënyra interesante për t’i parë këto sajte, si psh një tur i nëndheshëm i Koloseumit, një gjueti familjare thesaresh në Luvër, apo edhe një shikim për herë të parë i një meshe të papës”.

Nëse po planifikon një udhëtim në atraksionet më popullore të botës apo në një destinacion të fshehtë, në TripAdviser mund të gjesh këshilla të vyera, të dhëna nga vetë udhëtarët.

Top Channel