E hënë, 16 Mars 2020
02:48
Britania e Madhe izolon “me dhunë” të gjithë të gjithë të moshuarit!

Britania e Madhe vendos të izolojë të gjithë moshat e thyera, janë apo s`janë të sëmurë. Izolimi i banorëve të Britanisë së Madhe mbi 70 vjeç dhe vendosja e tyre në strehime të sigurta, do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme, tha Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

02:16
Biznesi po dëmtohet/ Pamundësi për të paguar pagat e punonjësve

Shqipëria është futur në një shtet-rrethim të detyrueshëm që të parandalojë përhapjen e virusit Covid-19. Kjo ka bërë që qytetarët të izolohen në banesate tyre dhe të mos shkojnë në punë.

01:49
Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë eurosh

Kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë.

01:32
Sekretari britanik i shëndetësisë e pranon: Nuk kemi mjaftueshëm ventilatorë për koronavirusin!

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock e pranoi publikisht se sistemi vendas i shëndetësisë, NHS nuk ka mjaftueshëm ventilatorë për luftën kundër koronavirusit. Qeveria britanike i ka bërë thirrje deri dhe industrisë së prodhimit të automjeteve të kontribuojë duke prodhuar ventilator për spitalet.

00:58
Ministri francez: Mos i merrni këto ilaçe për koronavirusin, e bëjnë më keq! Ja çfarë këshillon ai!

Ministri i shëndetësisë në Francë, Olivier Veran paralajmëroi qytetarët të mos përdorim ilaçe inflamatore si ibuprofen apo kortizon, sepse mund ta përkeqësojnë situatën e koronavirusit. Veran, një mjek i kualifikuar, shkroi në Twitter se përdorimi i këtyre ilaçeve më shumë mund të dëmtojë sesa të lehtësojë gjendjen e pacientit.

00:35
Anthony Fauci: Ende asnjë plan për ndalur udhëtimet brenda SHBA-së

Numri i të prekurve në SHBA të dielën u rrit në 3100 ndërsa ai i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në 62.

00:06
Covid-19/ Shënohet viktima e parë në Hungari

Edhe në Hungari është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Ai është një burrë 75 vjeçar.

E diel, 15 Mars 2020
23:40
Në Kosovë nuk lejohet hyrja, njihuni me njoftimin

Bota është në luftë me koronavirus, ku nga të gjithë qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Kjo vlen edhe për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

22:52
Mbreti spanjoll heq dorë nga trashëgimia

Familja mbretërore spanjolle njoftoi sot se Mbreti Felipe VI ka hequr dorë nga trashëgimia e babait të tij Juan Carlos I.

22:42
​Çfarë parashikon plani emergjent për shëndetin publik?

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.

22:15
Koronavirus/ Ekspertët japin kohën se kur mund të marrë fund pandemia

Të gjithë këto kohë kanë ngritur pyetjen, kur do të përfundoj koronavirus? Në lidhje me këtë sëmundje që po alarmon botën, së fundmi dhe vendin tonë, kanë dhënë pak dritë ekspertët. Ata shprehen njëzëri se COVID-19 mund të qarkullojë edhe për disa muaj.

22:11
Babë e bir vrasin njeriun që ndërhyri për të mbrojtur gruan me të cilën debatonin

Një person shumë popullor është vrarë pasi u rrah për vdekje nga dy burra babë e bir, pasi ndërhyri për të mbrojtur një grua me të cilën ata po debatonin.

22:02
Gërdeci, 12 vite pa drejtësi

Sot 12 vite më parë ndodhi një ndër tragjeditë më të mëdha. Në fshatin Gërdec u dëgjua një shpërthim i fuqishëm ku pati të vdekur dhe të plagosur.

21:40
Papa Françesku ‘thyen’ këshillat e qeverisë, shkon në kishë dhe lutet për fundin e koronavirusit

Papa Fraçesku kundërshtoi këshillat dhe urdhërat e qeverisë italiane për të qëndruar në shtëpi dhe sot shkoi në kishë nëpër rrugët e zbrazura të Romës, për t’u lutur për fundin e koronavirusit.

21:36
Koronavirusi vret mjekun italian të ambulancës; Vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte “shumë mirë”

Një para-mjek italian i emergjencës që vdiq nga koroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

21:27
Qeveria e Kosovës miraton vendimin për shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.

21:14
Grekët si shqiptarët/ Duartrokitje për infermierët dhe mjekët

Mijëra grekë duartrokitën mbrëmjen e së dielës,në shenjë respekti për mjekët dhe personelin mjekësor në luftën e tyre heroike për shpëtimin e më shumë se 330 pacientëve të prekur nga COVID 19.

21:14
Martesë në kohë Koronavirusi, nusja: Kush nuk vjen në dasmën time është i vdekur për mua

Të gjithë e dinë se çfarë lloj ‘çmendurie’ mund të kapë një grua teksa afrohet dita e dasmës.

21:06
Kina mbyll spitalet e përkohshme; doktori shtrihet i çliruar pas turnit të fundit

I shtrirë në një krevat të zbrazur me kostumin dhe syzet mbrojtëse, doktori Jiang Wenyang kishte një ndjenjë çlirimi për përfundimit të turnit të fundit të natës në spitalin e përkohshëm të Wuchang ku u trajtuar pacientë me simptoma më të lehta të koronavirusit COVID-19.

20:58
Basha apel qeverisë: Të rishikohet buxheti 2020. Ja masat që propozojmë!

Kryedemokrat Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me situatën e koronavirusit në vend dhe masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së tij në vend. Basha kërkoi nga qeveria të rishikojë buxhetin e vitit 2020,sa nuk është vonë për të shmangur krizën ekonomike.

20:47
Basha: Qeveria të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve

“Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve”, kështu tha në një komunikim të fundit kreu i PD, Lulzim Basha.

20:40
Yuri Kim: Gëzuar përvjetorin! SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë

15 mars 1991, do të shënonte rivendosjen marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

20:39
Franca publikon raportin: 29 viktima në 24 orët e fundit

Franca ka publikuar shifrat e fundit sa i përket Koroanvirusit. Deri më tani janë 120 viktima, ku 29 vetëm në ditën e fundit.

20:22
Mjekët në një foto: Nuk na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë disa çaste nga puna bashkë me disa kolegë të tij.

20:07
Jehò – Eliss

Ajo është artiste e lindur pasi vjen nga një familje me traditë në art.

20:03
Serie A/ Nga 2 maji deri në 28 qershor, 12 raunde pa pushim?

E marta do të jetë dita e të vërtetës në mbledhjen e UEFA-s që do të mbahet në Nyon të Zvicrës. Të gjitha rrugët të çojnë drejt shtyrjes së Euro 2020 për t’u dhënë përparësi kampionateve kombëtare dhe Kupave të Europës në nivel klubesh në mënyrë që të gjenden datat e lira për përfundimin e tyre.

20:02
Jehò – Shonak

Ai është një artist i ri që sapo ka filluar karrierën e tij.

20:00
Barcelona kërkon titullin kampion, nëse nuk luhet më!

Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi. Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.

19:58
Jehò – Rocky

Ai është një Hip Hop artist që ka nisur karrierën e tij prej disa vitesh.

19:54
Jehò – Jonis

Ai është një artist që vjen nga qyteti i Durrësit, ky nuk është produksioni i tij i parë.

19:49
Jehò – Wendi

Ajo është nga qyteti i Shkodrës dhe ka qenë një pjesëmarrëse e suksesshme e “The Voice Albania”.

19:39
Do jetonte me vjehrrën? Rudina Dembacaj jep përgjigjen epike

Moderatorja Rudina Dembacaj, njihet nga ato personazhe të botës së spektaklit që nuk ngurron të thotë hapur atë që mendon, edhe nëse mendimi i saj mund të shoqërohet me polemika të shumta. E ftuar në e “Diell” në rubrikën “Trotuar”, moderatoja ka dhënë argumentimin e saj në lidhje me të jetuarit me vjehrrën apo vjehrrin, e cila ishte dhe tema e debatit të sotëm.

19:32
Bufi i vogël pranohet nga qeni gjigand dhe lidhja e tyre është e pandashme

Bufi i vogël Poldi ka dalë nga veza rreth 2 ditë më vonë se vëllezërit e tij prandaj ishte shumë më i vogël se masa normale dhe të gjithë e dinin se ai kërkonte kujdes e vëmendje të veçantë.

19:32
Do të jetonte me vjehrrën? Ina: Jo. Dua të bëj seks në kuzhinë

“E Diell” e këtij sezoni ka arritur të thyej çdo rekord dhe të mbajë të mbërthyer para ekranit mbarë shqiptarët. Një nga rubrikat më të përfoluara dhe komentuara njëkohësisht është dhe “Trotuar”. Në studio puntatën e sotme u fol mbi temën “Të jetosh me vjehrrën/ vjehrrin”. Lidhur me këtë temë drejtuesi i debatit Edi Manushi, pyeti Inën, e cila njihet nga publiku për pjesëmarrjen e saj në Përputhen.

19:22
Edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Këtë të diel, janë regjistruar edhe katër raste të reja me coronavirus në Kosovë.

19:19
Ja kush është themeluesi i Akademi.al/ Dean Çelaj, djali me bursë të “Fondit të Ekselencës”dhe medaje në “First Class Honours”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, në një postim në rrjetin Facebook, ka prezantuar krijuesin e platformës akademi.al, ku nxënësit po mësojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave.

19:05
Koronavirusi, rasti kinez i nëntorit mund të jetë ‘pacienti zero’ i pandemisë globale

Një raport i fundit mbi pandeminë thotë se një burrë kinez nga Hubei – epiqentra vendore e koronavirusit – mund të jetë pacienti zero i sëmundjes globale.

18:52
Kanë hyrë nga Italia/ 926 shtetas persona të kontaktuar nga policia

Vazhdon verifikimi dhe kontrolli i të gjithë shtetasve shqiptare dhe të huaj rezidentë në Shqipëri, që kanë hyrë nga Republika e Italisë në Republikën e Shqipërisë, nga data 27.02.2020 e në vijim.

18:49
Edhe Spanja në hapat e Italisë? Rritet ndjeshëm numri i viktimave

Italia është vendi që ka më shumë vdekje sa i përket Koronavirusit në Europë me 1809 viktima, ku 368 janë shënuar vetën në ditën e fundit.

18:45
Vetëm në 24 orë/ Ndëshkohen 334 drejtues mjetesh dhe bllokohen 18 mjete

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

18:39
Burgoset 3 vjet gruaja që hiqej si eksperte reçipetash për të prekur vajzat e reja

Një grua që hiqej si eksperte e gjoksoreve me qëllim të prek te e të përndiqte vajza të reja është burgosur së fundmi në Britani.

18:39
Përputhen/ Geri i kërkon falje Inës me një vallëzim romantik, ajo nuk i përmban lotët nga emocionet

Sa herë që flitet për rubikën “Përputhen” në “E Diell”, në mënyrë automatike mendja të orienton tek Ina dhe Geri, dhe kjo jo pa shkak. Kjo dyshe ka kryer disa takime së bashku dhe kanë shfaqur pëlqim në mënyrë reciproke për njëri-tjetrin.

18:39
6 orë në këmbë për të mbërritur në shtëpi/ Rikthehen dhjetëra shqiptarë që punonin në Mal të Zi

Pasi mësuan përmes mediave se ditën e Dielë në mbrëmje, dogana e Hanit të Hotit do të ulë trarët për të bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në kuader të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, dhjetëra shqiptarë punonjës në Mal të Zi, vendosen të rikthehen në Shqipëri pranë familjeve të tyre.

18:38
Përputhen/ Edona e zgjedh në takim, Erditi kërcënon largimin nga emisioni

Top Channel me “E Diell”, pa dyshim që ka hyrë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve çdo të dielë. Rubrika është një nga më të diskutuarat për momentin, për dinamikën që ndodh në studio. Takimet, debatet, të papriturat, surprizat, janë disa nga elementët që ky spektakël ia transmeton publikut me doza të larta.

18:29
Rama: Gjobat nuk janë për popullin, por për ata që…

Kryeministri Edi Rama në një status në facebook, u kërkon të gjithëve që të kenë durim në këtë situatë.

18:19
Befasuese/ Ja kush janë transmetuesit më të shpeshtë të Koronavirusit

Koronavirusi transmetohet më së shumti nga njerëz të infektuar së fundmi dhe që ende nuk kanë shfaqur simptoma.

18:17
Mjaft më xhihad; ISIS paralajmëron terroristët t’i shmangen Evropës teksa koronavirusi vrasës përfshin kontinentin

Krerët luftëtarë të ISIS kanë urdhëruar së fundmi ndjekësit e tyre të mbrapshtë të evitojnë udhëtimet në Evrope nga frika se mos infektohen me koronavirusin vrasës, sipas mediave perëndimore.

18:15
E frikshme/ 368 të vdekur në 24 orët e fundit në Itali

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 1809, që do të thotë janë 368 viktima në 24 orët e fundit.

18:01
Politika në karantinë, sfumohet ultimatumi presidentit me afat 15 marsin

Situata në cilën është futur Shqipëria pas mbërritjes të koronavirus  në vendin tonë e ka futur edhe politikën në karantinë.  Aksioni politik i nisur nga presidenti ilir meta në 2 mars përmes pranverës kuq e zi me ultimatumin se më 15 mars do të hynte në parlament  nëse do të votonin përsëri ligjin për gjyqtarët dhe prokurorë, ia kanë zënë vendin fotove sensibilizuese dhe mbështetëse për mjekët.

17:59
Koronavirus/ Austria në izolim: Do të ketë gjoba të majme për personat që thyejnë rregullat

Së fundmi dhe Austria ka urdhëruar qëndrimin në shtëpi të qytetarëve të saj, në mes të panikut të koronavirusit të ri. Megjithatë shëtitjet në rrugë do të lejohen vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe, konfirmojnë autoritetet.

17:49
Përputhen/ Lulzimi përplaset me Olti Currin: Unë kam më shumë famë se ti

Përputhen, është një nga rubrikat e “E Diell” që ka bërë bashkë, debatin, batutën, argëtimin dhe sarkazmën. Shpesh në studio ka debate midis konkurrentëve, por jo rrallë herë pjesë e vorbullës së diskutimit i bashkohet dhe analisti Olti Curri.

17:44
Mangësi në stoqet e kukullave të seksit në Perëndim prej mbylljes së fabrikave në Kinë nga koronavirusi

Britania dhe SHBA ka pësuar një goditje të rëndë në industrinë e lodrave te seksit teksa të gjitha kukullat për të rritur në Perëndim vinin nga fabrikat e mbyllura prej koronavirusit në Kine.

17:42
Qeveria me dorë të hekurt/ Kush lëviz me makinë i pa autorizuar i bllokohet mjeti dhe 3 vjet heqje patente

Ministria Ogerta Manastirliu ka bërë me dije masat administrative që do të kenë personat që nuk zbatojnë rregullat në këtë kohë të vështirë që jemi.

17:41
Rudina Dembacaj për Mark Frrokun: Nuk e dua për lekët, komentet negative desh më bënë për qetësues!

Nëse ka një çift në showbizin shqiptar që përbën interes të madh publik, ata janë aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku.

17:39
Rudina Dembacaj: Më kanë kërkuar si deputete, nuk e ndjej ende veten gati në politikë!

Sot në rubrikën “Këndi i së vërtetës” në “E Diell” ishte e ftuar aktorja e humorit Rudina Dembacaj. Ajo iu përgjigj një serie pyetjesh duke filluar që nga fëmijëria e saj, marrëdhënien me prindërit, bullizmin, raportin mes programeve të humorit dhe skenës së teatrit, e deri tek qasja e saj me politikën.

17:37
Ka lidhje jashtë Përputhen? Flet Antoneta

Në këto kohë trazirash si pasojë e koronavirusit, ku shumë persona janë vetëkrantinuar në shtëpi, nuk ka më mirë se sa ta kalosh këtë kohë duke shijuar “E Diell”.

17:35
Akti normativ i qeverisë/ Sanksione të forta për Televizionet

Qeveria ka miratuar sot një akt normativ, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

17:29
Lista, të gjitha penalitetet për qytetarët dhe bizneset gjatë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19

Qeveria ka publikuar sot në fletoren zyrtare aktin normativ që hyn në fuqi menjëherë me ndëshkime për qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së infeksionit të Covid 19.

17:25
Kompania “Nike” mbyll përkohësisht qindra dyqane

Nike do t’i mbyllë përkohësisht qindra dyqane në botë, nisur nga e hëna, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.

17:13
Greqi/ Shkon në 331 numri i të prekurve nga koronavirusi

Ka shkuar në 331 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

17:08
Covid-19, Sllovenia ndalon transportin publik

Transporti publik në gjithë Slloveninë do të ndalojë së funksionuari nga mesnata, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

17:07
Drerët e egër lënë parqet e mësyjnë qytetin japonez prej zhdukjes së turistëve nga koronavirusi

Drerët në qytetin japonez Nara janë detyruar të dalin jashtë habitatit të tyre natyral në kërkim të ushqimit teksa epidemia e koronavirusit ka larguar turistët që i mbanin me shoqëri dhe ushqim.

17:07
“Rama të shtojë fondet për tamponë”/ PD nxjerr deklaratën e mjekes

Duke shtruar pyetjen se a ka mungesë mjetesh për diagnostifikimin e të dyshuarve me koronavirus, PD ka publikuar analizën e situatës sipas mjekes Mirela Tabaku.

16:58
Paqartësia e tregjeve nga koronavirusi, Bitcoin bie me 10% në 24 orë

Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, humbi 10% të vlerës në 24 orë. Shitja masive vjen në një moment kur çmimi i naftës ra me 30% në 31.02 dollarë për fuçi.

16:54
Këngëtarja e famshme shqiptare anulon koncertin në SHBA

Këngëtarja shqiptare, Tayna duket se nuk e ka kuptuar fort rrezikun e koronavirusit, aq sa rrezikoi shëndetin e saj dhe të të tjerëve.

16:46
Fabio Cannavaro në karantinë në Kinë: Është kthyer normaliteti, bota e nënvlerësoi koronavirusin

Ish-mesfushori i Italisë, tashmë trajner i Guangzhu në superligën e Kinës tha sot se Kina është kthyer tashmë në njëfarë normaliteti dhe së shpejti pritet të nisë kampionati i futbollit.

16:45
​Krijoni maskën tuaj mbrojtëse për tre sekonda

Ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë botën, paniku rritet dhe ka mungesë të maskave.

16:31
Berat/ Ndalimi i mjeteve në rrugë, 64 masa administrative

Ndalimi i qarkullimit të mjeteve që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në Berat, përveç mjeteve të autorizuara nga policia siç duket nuk u ka pëlqyer qytetarëve që kanë qarkulluar sërish duke shkelur këtë urdhër të dhënë.

16:30
Kosovë/ ​Masat kundër koronavirusit, do të ketë angazhim të gjithë stafit të kualifikuar shëndetësor në nivel vendi

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se i gjithë personeli shëndetësor, i cili është angazhuar ditëve të fundit për menaxhimin e situatës me koronavirus, do të paguhet për orët shtesë.

16:21
Zgjidhjet natyrale kundër alergjive të pranverës

Jemi në stinën e tështimave, kruarjeve dhe rrufës. Alergjitë tani janë në kulm, por AgroWeb.org do t’ju japë informacionin e duhur, si të lehtësoni frymëmarrjen me disa kura natyrale.

16:20
Foshja me koronavirus në Londër po rekuperohet, është jashtë rrezikut për jetën

Bebja e porsalindur në Londër që u bë pacienti më i ri në botë i infektuar me koronavirusin vrasës raportohet se është ‘jashtë rezikut për jetën dhe duke u rekuperuar’.

16:12
FOTO/ Një tjetër rast i dyshuar në Sanatorium

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri i të prekurve nga Koronavirusi ka shkuar në 42, ku dy janë mjekë.

16:09
Kosovë/ PDK-ja propozon ngritje të pagave për mjekë dhe infermierë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media, tha se dje në një seancë të jashtëzakonshëm, me një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit kanë aprovuar një ligj mjaft të rëndësishëm për vendin, siç është buxheti 2020.

16:06
Albin Kurti kërkon falje për taksën

Ja mesazhi i Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti.

16:04
Urdhri i ri për qarkullim, ja fashat e orareve që duhet të respektoni

Në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes e coronaviruesit ”Covid 2019”, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:

16:01
Paniku i koronavirusit/ Blerësit i grabisin letrën higjenike sapo del nga supermarket në Londër

Një blerësi 56-vjeçar britanik i është grabitur pako e letrës higjenike që sapo kishte blerë në supermarket disa momente pasi doli nga dyqani në Londër, teksa vendi është përfshirë nga paniku i epidemisë së koronavirusit dhe blerjeve pa kriter.

15:56
Uli Hoeness: Flick do rinovojë me Bayernin!

Me shumë gjasa Hansi Flick do të jetë trajneri i Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm.

15:55
CoVid-19/ Vdekjet në azilet e pleqve ndjellin shqetësim e frikë

Koronavirusi paraqet më shumë rrezik për të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobët.

15:50
Presidenti amerikan poston videon në mbështetje të Italisë për koronavirusin: Amerika ju do!

Presidenti ameikan Donald Trump ka postuar sot një video në mbështeje të luftës së Italisë me epideminë e koronavirusit vrasës.

15:49
Europë, masa drastike kundër virusit: Rumania- gjendje e jashtëzakonshme, Çekia- mbarë vendi në karantinë!

Në mbarë Europën, po merren masa drastike për frenimin e koronavirusit.

15:21
“Epiqendra” e koronavirusit në Shqipëri, si duket sot Spitali Infektiv në Tiranë

TIRANË- Në Spitalin Infektiv të Tiranës deri më tani janë 17 persona të prekur nga koronavirusi dhe që po trajtohen nga mjekët. Sipas ministrisë së Shëndetësisë një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

15:20
Raportohet viktima e parë në Hungari nga Covid-19

Është raportuar viktima e parë në Hungari nga koronavirusi.

15:15
Austria me masa shtesë kundër koronavirusit

Kancelari i Austrisë njoftoi të dielën vendimin për kufizime të mëdha të lëvizjes në vendet publike, duke u kërkuar austriakëve që të izolohen.

15:09
Jo vetëm Garay, 5 raste me Covid-19 te Valencia

Ezequiel Garay ishte një nga rastet e para në La Liga që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por tashmë numri i të infektuarve në kampionatin spanjoll dhe më konkretisht te klubi i Valencias është rritur ndjeshëm.

15:08
IKSHPK: Trembëdhjetë raste të testuara kanë rezultuar negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se nga 13 raste të testuara të shtunën mbrëma, që të gjitha kanë dalë negative në virusin SARS-COV 2.

15:03
Koronavirusi/ Elisa Spiropali feston ditëlindjen në shtëpi, prezanton për herë të parë djalin e saj (Foto)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e sotme ka festuar ditëlindjen e saj në një kohë jo të zakontë për vendin tonë.

14:52
Covid-19/ Cilat janë masat shtesë që pritet të marrë qeveria

Në bashkëpunim të qeverisë së Kosovës, saktësisht zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti dhe pwrfaqësuesve të bizneseve, u realizua një listë me masat që qeveria pritet të marrë, sa i takon situatës së krijuar prej koronavirusit.

14:51
Leja për automjetin, si të aplikoni për të qarkulluar këto ditë

Për të marrë një autorizim për lëvizjen me automjet në vend duhen targa, lloji i mjetit, emri i drejtuesit të mjetit, leja e qarkullimit, leja e drejtimit si dhe leja nga QKR.

14:46
Dy mjekët e infektuar me Koronavrius, Rakacolli: U infektuan nga një person që fshehu udhëtimin në Itali

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje të reja rreth dy mjekëve të prekur nga koronavirusi.

14:37
Sekretari britanik i Shëndetësisë e pranon: Nuk kemi mjaftueshëm ventilatorë për koronavirusin!

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock e pranoi publikisht se sistemi vendas i shëndetësisë, NHS nuk ka mjaftueshëm ventilatorë për luftën kundër koronavirusit.

14:29
‘Leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi’/ Ministrja Shahini: Çdo ditë, një hapësirë dedikuar maturantëve

Nga dita e nesërme, maturantët do të kenë mundësi të përgatiten me leksione të lëndëve kryesore nga televizioni dhe hapësira online e krijuar posaçërisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

14:29
Policia Kufitare njoftim të rëndësishëm: Mbyllen këto pika kufitare, ja kush mund të kalojë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00,  nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi.

14:25
Për mjekët e Shqipërisë/ Kryemadhi: S’mjaftojnë vetëm duartrokitjet, të lutemi për shëndetin e tyre

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se për mjekët e Shqipërisë s’mjaftojnë vetëm duartrokitjet, por duhet të lutemi për shëndetin e tyre.

14:22
“Zaho një e dy më thotë laj duart…” Rama tregon se çfarë bën kur e kap sikleti në “vetëburgosje”

Kryeministri Rama e ka cilësuar si vetëburgosje periudhën që po kalojnë vetë ai dhe të gjithë shqiptarët shqiptarë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

14:19
Mesazhe shprese, ja thirrja e një vogëlusheje për të gjithë

Ajo quhet Xhesina dhe gjatë ditëve që po qëndron e mbyllur e kalon kohen duke pikturuar dhe ka një mesazh për të gjithë

14:17
Penalizim për abuzuesit/ Kryeministri lajmëron masat e ashpra për çmimet e rritura

Në spitalin infektiv vijon beteja për të shpëtuar jetën e të prekurve nga Covid 19 ndërsa në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve ka nisur një tjetër betejë e rëndësishme ndaj abuzuesve të çmimeve.

14:16
“Nga e marta blindohet kufiri i Shqipërisë”, Rama: Do e mbajmë mend këtë film horror

“Të martën perimetri i blinduar do njësohet me kufirin e Shqipërisë dhe e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirana e Durrësi këtë javë që kaluam.” kështu është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në mediat sociale.

14:12
Policia në Maqedoni me kontrolle të përforcuara për masat kundër koronavirusit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka formuar trup koordinativ për zbatimin e masave lidhur me gjendjen me koronavirusin.

14:10
“Janë dy javët e furtunës…” Rama: Një fillim i mbarë gjysma e punës

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një video komunikimi me qytetarët ka thënë edhe një herë se java që vjen do të sjellë një rritje të personave të prekur nga koronavirusi.

14:06
Spanja mbyllet për dy javë, Koreja e Jugut shpall “zonat e katastrofës”

Koreja e Jugut ka përcaktuar disa provinca në juglindje të vendit, të cilat janë goditur rëndë nga COVID-19 si “zona të veçanta katastrofash”, gjë që i hap rrugë mbështetjes financiare të tyre dhe marrjes së masave për lehtësimin e situatës.