Gjyqtarja Bernina Kondi e Gjykatës Administrative të Apelit nuk e kaloi vetingun. KPK vendosi për shkarkimin e saj.

Në një reagim për Top Channel ajo tha se: Nuk e prisja, do vazhdoj betejën ligjore.

Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit.

Në vitin 2011, Kondi është emëruar kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Top Channel