Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku është vetëvrarë në banesën e tij një 59-vjeçar.

Policia njofton se viktima shtetasi E.R., 59 vjeç jetonte i vetëm.

Ende nuk ka detaje të tjera nga ngjarja, teksa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.06.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e 3-të, të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetvrarë shtetasi E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel