Një tjetër aksident ka ndodhur në Korçë.

Mësohet se në aksin Korçë-Maliq një makinë është përplasur me një kamion.

Nuk dihet ende gjendja e personave të përfshirë në aksident.

Ndërkohë burime për Top Channel raportuan për një tjetër aksident më herët ku një automjet ka goditur një objekt në anë të rrugës.

Mendohet se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë një përplasje me një tjetër mjet që po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizje por fatkeqësisht ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një pemë dekorative dhe më pas ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.

 

Top Channel