Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 12: 35 minuta, pas mesnate, në rrugën dytësore Tiranë Vorë.

Plumbat kanë qenë në drejtim të Kompleksit Eiffel në pronësi të shtetasit Enver Çaushi. Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale ndaj biznesit, kryesisht në pjesën e xhamave të lokalit. Të afërm të pronarit të kompleksit, jashtë kamerave thonë se lokali është dhënë me qira pavarësisht se rezulton ne pronësi te Çaushit.

Ata po ashtu thanë, se autorët kanë qenë në lëvizje me automjet, ndërkohë që kanë qëlluar ndaj kompleksit.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e autorëve dhe si pistë të mundshme ka të shkuarën e Enver Çaushit, i cili në vitin 2012 është përfolur edhe si i përfshirë në një pengmarrje për një shumë parash, por që ndaj tij në atë kohë nuk pati penalitete ligjore.

I pyetur nga policia për të shtënat ndaj kompleksit te tij, ai ka deklaruar se autorët janë ngatërruar dhe se objektivi nuk ka qene biznesi qe ai zotëron.

Top Channel