(VIDEO) Hapet Bypass-i i Fierit/ Rama: Brenda qershorit hapet gara për ‘Korridorin Blu’, vepër gjigante

15/06/2020 13:48

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e hapjes së Bypass-it të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug.

Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit“, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shkruan se brenda qershorit do të hapet gara për “Korridorin Blu”, që do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe që sipas Ramës, do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.

“Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama më tej.

Top Channel