E hënë, 16 Mars 2020
15:31
Tatimet, kontroll për çmimet/ Janë rritur nga grosistët dhe tregëtarët e vegjël

Tatimet janë duke verifikuar të gjitha ankesat e qytetarëve për bizneset që abuzojnë me çmimet.

15:30
Greqia shtrëngon masat, Mitsotakis thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi!

Teksa në Greqi raportohen 331 të prekur dhe 4 të vdekur, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka bërë apel qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.

15:22
Farmacitë të gjitha në punë/ Nuk kanë më maska, kërkesë e lartë për dezinfektantë

Një nga masat administrative gjatë kohëzgjatjes së Covid-19 të miratuara nga Këshilli i Ministrave është edhe mos formimi i shërbimit nga farmacitë, tregëtuesit e shumicës, apo vetë prodhuesit e barnave të cilët do të gjobiten me vlerën nga 10 milionë lekë deri në 50.000 lekë kur nuk ofrojnë shërbimin si dhe do të ketë bllokim të veprimtarisë e heqje të licensë në rast se do të ketë përsëritje.

15:16
Covid-19/ Spitali i Fierit, thirrje qytetarëve: Pajisuni me mjet identifikimi!

Teksa sistemit mjekësor shqiptar, ashtu si edhe atij botëror i duhet të përballet me një situatë të pazakontë shkaktuar nga armiku i padukshëm, Covid-19, Spitali i Fierit u bën thirrje të gjithë qytetarve që i drejtohen urgjencës qendrore të spitalit, urgjencës së pediatrisë dhe maternitetit të jenë të pajisur me kartë identiteti.

15:10
Tirana pa makina/ Por njerëzit dalin në rrugë edhe të pambrojtur

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i zbrazur nga makinat por jo nga njerëzit. Për shumë qytetarë thirrja për tu mbyllur në shtëpi nuk është marrë në konsideratë.

15:06
Të moshuarit e azilit, në karantinë/ Bashkë me ta janë edhe personeli i qendrës së të moshuarve

Janë grupmosha më e rrezikuar nga Covid-19 për të moshuarit i shohim këto ditë të dalin pa frikë në rrugë. Shpesh herë është dashur ndërhyrje e policisë për ti futur në shtëpi.

14:54
Rama nuk ndalet: Po përgatitemi për ndalimin total të pensionistëve nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama pak pasi ndaloi ecjen në këmbë të qytetarëve shtoi akoma më shumë masat.

14:54
“Virusi s’infekton part time”/ Vendimi i Ramës për lëvizjen e këmbësorëve, Paloka: Kryeministër qesharak

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, se duke nisur nga sot, pas orës 18:00 ndalohet lëvizja në këmbë e qytetarëve në orare të caktuara (ndryshe do ketë gjoba), ka reaguar Edi Paloka.

14:53
BE: Nuk ndalet eksporti i pajisjeve mjekësore në Ballkanin Perëndimor

Vendet anëtare të BE-së do të vendosin vetë nëse do të eksportojnë pajisje mjekësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

14:51
Reagoi ashpër dhe e quajti “palaço” presidentin Xi Jinping për mosveprim ndaj koronavirusit, zhduket biznesmeni kinez

Një biznesmen kinez që shquhej për fitimet marramendëse në fushën e pronave të paluajtshme, është zhdukur pa as edhe një gjurmë që kur e quajti presidentin kinez Xi Jinping “palaço”, pas një fjalimi të mbajtur gjatë muajit të kaluar kur po fliste për përpjekjet e qeverisë për ta luftuar coronavirusin.

14:41
Koronavirus – Rritet numri i viktimave në Iran, mbi 14.990 të infektuar

Numri i viktimave në Iran nga Covid-19 ka arritur në 853, ku shënohen 129 vdekje vetëm në 24-orët e fundit, si dhe numërohen mbi 14.991 persona të infektuar.

14:38
Covid-19/ Më shumë të infektuar në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë

Ndonëse do të ishte Kina vendi ku do të ndodhte shpërthimi fillestar i Covid-19, shifrat tregojnë se tashmë koronavirusi i ri po shënon më shumë të infektuar në gjithë pjesën tjetër të botës, sesa në Kinë.

14:30
Naftëtarët e Ballshit letër Ramës: Paskemi lindur për të vuajtur! Me sëmundje, pa shpresë, dhe pa lek!

Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

14:29
IKSHPK: Aktualisht ka teste të mjaftueshme për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, ka testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta për koronavirusin e ri SARS-CoV-2.

14:25
Përparim Kryeziu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Përparim Kryeziun, zëdhënës të Qeverisë.

14:25
Dezinfektoni rrobat, po a qëndron koronavirusi në flokë?

Studiuesit e agjencisë shtetërore amerikane përgjegjësisë për kërkimet mbi shëndetin publik, NIH kanë krahasuar jetëgjatësinë koronavirusit të ri në sipërfaqe me atë të SARS-it.

14:14
Kohë koronavirusi/ Frika nga infektimi, vetëm një makinë shoqëruese në varrim

Përpos përditshmërisë sonë, zakoneve (puthjeve e përqafimeve) apo kohës së lirë kafeneve, Covid-19 ka sjellë ndryshime edhe sa i takon ceremonive mortore.

14:14
Rusia pa Putinin “është shtet i dështuar”

Shefi i medias shtetërore ruse, Dmitry Kiselyov, ka thënë se Rusia do të kthehej në shtet të dështuar pa presidentin, Vladimir Putin, teksa ka synuar të arsyetojë ndryshimet kushtetuese që do t’i lejojnë ish-zyrtarit të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik (KGB), që të mbetet në pushtet deri më 2036.

14:10
Dënim me vdekje për vrasësin e 19 personave me nevoja të veçanta

Një burrë japonez është dënuar me vdekje rreth një sulmi me thikë që pati kryer më 2016, duke rezultuar me vdekjen e 19 personave me nevoja të veçanta në një shtëpi kujdesi.

14:04
Ironi e fatit, fjalët e fundit të 47-vjeçarit italian që vdiq nga koronavirusi!

Specialisti para-mjekësor nga Bergamo, Diego Bianco u bë viktima e dytë më e re e koronavirusit në Itali.

14:03
Rama akoma më i rreptë: Pas orës 18:00 ndalohet lëvizja në këmbë, ndryshe gjobë!

Kryeministri Edi Rama ka shtuar akoma më shumë masat.

13:58
Covid-19, Kosovë/ Ministrja Haxhiu nxjerr udhëzime për profesionet e lira, kërkon lehtësim të pagesave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas shqyrtimit të kërkesës së Odës së Përmbaruesve të Kosovës, ka nxjerrë disa udhëzime përmes së cilave janë propozuar disa masa vepruese për Profesionet e Lira në Kosovë, në lidhje me situatën pandemike të krijuar nga virusi Covid-19.

13:54
COVID-19/ Manastirliu: 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes

“Deri në këto momente 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun bërë të ditur se po riorganizohet shërbimi për të shtuar forcat e reja që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar.

13:52
“Me batuta nuk ushqehen njerëz”/ Covid-19, Basha: Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta

“Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë”, shprehet Lulzim Basha, në një postim të pak minutave më parë në Facebook.

13:52
Vjedhje në bashkëpunim, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë (Emri)

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Toni (Fatjon) Metushi, 30 vjeç, në fshatin Risili, Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim.

13:46
Mjekët gjermanë: Nuk ka gjasa që virusi të ikë me të nxehtin!

Burra, gra dhe fëmijë, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi, por pasojat janë shumë të ndryshme.

13:45
Covid-19, Ambasada Ruse në Shqipëri ndërpret shërbimet në degën Kosullore

Si pasojë e gjendjes aktuale epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi, lidhur me përhapjen e koronavirusit, Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri njofton të gjithë shqiptarët se do të ndërpresë shërbimet të lidhura me marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, si edhe lëshimin e pasaportave dhe vizave përveç rasteve emergjente.

13:39
Mitsotakis në karantinë! Kryeministri në pritje të rezultatit të testeve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga sot gjendet në izolim, ku mësohet se ka dhënë tampon për t’u testuar nëse është apo jo i infektuar me Covid-19.

13:32
Të sëmuresh me koronavirus/ Dëshmitë rrëqethëse të pacientëve nga spitalet italiane

Një mjeke veterinere në Itali ka përcjellë përmes rrjeteve sociale dëshminë e saj tronditëse mbi realitetin e atyre që preken nga koronavirusi.

13:31
Koronavirusi/ Meta: Jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm

“Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit”, kështu tha presidenti Ilir Meta në një mesazh për publikun.

13:25
ISHP jep këshillat për koronavirusin: Nga simptomat tek mbrojtja. Ja çfarë duhet të dini

Instituti i Shëndetit Publik teksa ka dhene disa pergjigje mbi pyetjet kryesore rreth virusit vdekjeprures COVID-19, ofron per qytetaret dhe disa keshilla se si te mbrohen ne kete kohe. Mes ketyre keshillave eshte fakti se si te dallojme qe jemi prekur nga koronavirusi.

13:21
Eno Bozdo: Lajmi më i keq nuk është më koronavirusi, por përgjigjja e djeshme e kryeministrit

Përmes një postimi në Facebook, ish-zëvendësministri i Ekonomisë i PD-së, Eno Bozdo u shpreh se lajmi më i keq nuk është më koronavirusi, por përgjigjia e djeshme e kryeministrit.

13:11
Maqedoni e Veriut/ Dërgohet në shtëpi pacienti zero

“Pacientja e parë u lëshua për kurim shtëpiak. Nuk ka pacienta të rinj të prekur nga ky virus”, deklaroi ministri i shëndetësisë Maqedonase Venko Filipçe.

13:09
Rama njofton: Do flas me Ursula von der Leyen, në 18 e 30 iu tregoj mesazhin tim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot pasdite do të ketë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

13:01
Shqipëria mbyll fluturimet nga dhe drejt Britanisë së Madhe!

Në vijim të masave shtrënguese që po ndërmerren për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, Shqipëria do të ndalojë të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas.

12:53
Studimi shokues britanik: Epidemia zgjat deri në vitin 2021!

“Epidemia e koronavirusit pritet të zgjasë një vit, deri në pranverën e vitit 2021”, thuhet në një dokument sekret të hartuar nga Public Health England për personat përgjegjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në vend (NHS).

12:52
Tiranë/ Të rinjtë zihen keq mes tyre, ndërhyn policia

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si “Statcioni i Trenit”.

12:44
Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku…/ Paris, qytetarët e kalojnë kohën buzë Senës

Pavarësisht frikës së koronvirusit, dhe masave të forta qeveritare, banorët e Parisit kanë zgjedhur ta shijojnë si përherë të djelën në buzë të Senës.

12:39
20 miliardë euro kundër virusit! Masat e qeverisë italiane

Qeveria e Italisë ka përgatitur planin për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Drafti parashikon masa që kapin shifrën e mbi 20 miliardë eurove.

12:33
Mesazhet sensibilizuese nga futbollistët e Kombëtares: Qëndroni në shtëpi do ia dalim

Futbollistët e Kombëtares Mikaela Metalla, Suada Jashari dhe Elseid Hysaj kanë dhënë mesazhet e tyre sensibilizuese për situatën aktuale.

12:31
Çifti rezulton me koronavirus, Bashkia e Roskovecit: Të gjithë banorët e fshatit të vetëkarantinohen!

Fill pasi një çift rezultoi pozitiv me koronavirus, Bashkia e Roskovecit u bën thirrje urgjente banorëve të fshatit Mbërs të vetëkarantinohen.

12:19
Me kafe në dorë! Në Tiranë qytetarët vazhdojnë ritualet e përditshmërisë

Pasi blejnë kafen në gota plastike në një furrë buke aty pranë, banorë të kësaj zone, ulen në stolat e parkut, për ta konsumuar.

12:12
Në radhë për autorizim/ 10 mijë qytetarë kanë marrë mandatin për qarkullim, 40 mijë kanë aplikuar në total

Prej dy ditësh qytetarët i janë drejtuar policisë për të marrë një autorizim për qarkullim, sepse disa prej tyre duan të presin të afërmit në aeroport, e disa të tjerë kërkojnë mandatin për të marrë familjarët dhe për të për të ikur në qytete të tjera.

12:11
55 të infektuar me koronavirus në Serbi, Vucic shpall gjendjen e jashtëzakonshme

55 pacientë në Serbi janë duke luftuar me sëmundjen që shkakton koronavirusi i ri, COVID-19.

12:04
Kosovë/ Shqetësime në Klinë për ushqim dhe medikamente

Qyteti i Klinës ka hyrë në ditën e tretë të karantinës, që nga koha kur është shënuar rasti i parë i infektimit me koronavirus.

12:01
U vizitua në spital nga një i afërm që erdhi nga zonat ‘e kuqe’ të Italisë, pacienti u infektua vetë dhe më pas 4 mjekë dhe infermierë

4 persona nga personeli shëndetësor që rezultuan pozitive me covid 19 që u konfirmuan sot nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë në kontakt me një pacient të infektuar.

11:48
Koronavirusi në Shqipëri/ 9 raste të reja vetëm 24 orët e fundit, 4 janë mjekë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak më parë se në rastet e konfirmuar në vend kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

11:47
Covid-19/ “Shëndeti mbi të gjitha”, sot nuk do të transmetohet “Procesi Sportiv”

Përmes një postimi në Facebook, emisioni “Procesi Sportiv” në Top Cannel njofton se ditën e sotme nuk do të transmetohet, ndryshe nga ç’ndodh të hënave.

11:36
Covid-19/ Shkon në 51 numri i të prekurve në vend

Në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

11:33
Gruaja në Tiranë transportohet me ambulancë, ishte ulur në trotuar/ Kishte humbje shikimi dhe të vjella

Një grua rreth 35 vjeç duke ecur në rrugë nuk u ndje mirë.

11:29
Të parët kudo! Të gjithë në Youtube-in e Top Channel për të rejat e fundit

Kanali i Top Channel në Youtube arrin një rekord të ri, 4.556.165 views vetëm në datën 15 mars

11:25
Mrekulli në det/ Greqi- Përplaset dhe fundoset anija me 193 emigrantë, shpëtojnë të gjithë!

Një anije me 193 emigrantë klandestinë në bord u përplas në brigjet e ishullit Kea në jug të Athinës.

11:17
E hëna sjell lëvizje! Rrugët e Fierit, më të populluara se në fundjavë

Kjo paradite e së hënës i ka gjetur rrugët e Fierit më të populluara, krahasur me ndalimqarkullimin e fundjavës.

11:17
SHBA, të hënën fillon të provohet vaksina e mundshme për koronavirusin

Është zyrtare dhe më në fund realitet. Ditën e hënë vaksina e shumëpritur kundër koronavirusit do të nisë shpërndarjen te njerëzit e prekur.

11:14
Maqedonia e Veriut/Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, flet ministri Filipçe

Nuk ka ndryshim të numrit të të sëmurëve. Gjendja e të sëmurëve nuk ka ndryshuar. Nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo gjendje krize, nuk është me rëndësi.

11:11
“S’kemi frikë”/ Mbushet pedonalja e Bulqizës, banorët i besojnë rakisë

Paraditen e sotme, pedonalja e Bulqizës është pushtuar nga lëvizja e banorëve, të cilët kanë vendosur të shëtisin pa masa mbrojtëse përkatëse (doreza, maska).

11:11
Maqedoni: Pacientja e parë me coronavirus sot del nga spitali

Pacientja e parë e cila u regjistrua me coronavirus, sot do të lëshohet nga spitali, pasi është shëruar dhe testet përfundimtare i kanë dalë negative.

11:10
Requem për Musa Ramadanin

Nga Alda Bardhyli

11:08
Ato punonin në spital dhe u infektuan me coronavirus – rrëfimi për dy gratë kineze që nuk kishin të njëjtin fat

Profesionistet e reja të mjekësisë, të cilat punuan me orë të gjata në vijat e frontit në Wuhan, së pari kishin ethe. Brenda disa javësh, të dyja ishin në shtretërit e spitalit.

11:03
Berati i boshatisur, rrugëve qarkullojnë vetëm patrullat e policisë dhe ambulancat

Paraditen e sotme, qyteti i Beratit duket tejmase i qetë, ku në rrugë qarkullojnë veçse patrullat e policisë dhe ambulancat.

11:01
Greqi/ Solidarizim me situatën, ulje çmimesh për agrumet

Edhe pse nga mëngjesi i së hënës qeveria greke njoftoi masa shtesë për përballimin e përhapjes së covid19, duket se grekët vazhdojnë jetën e tyre normale.

10:59
​Pse koronavirusi përhapet kaq lehtë në mesin e njerëzve

Infeksioni Covid-19 i shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2 po përhapet shumë më shpejt sesa ishte rasti me virusin SARS në vitin 2003.

10:58
​Banka më e vjetër në Suedi nën hetime për pastrim të 135 miliardë dollarëve

Banka më e vjetër suedeze është nën hetim për skandale të pastrimit të parave në të gjithë Baltikun.

10:56
Rreziku nga koronavirusi ekziston edhe gjatë gjumit, por mund të mbrohemi

Gjatë ditës, ne mund të vëzhgojmë çdo hap që bëjmë për të mbrojtur veten nga koronavirus, por pyetja është se si të mbroheni gjatë natës.

10:55
Vitrina e Librit/ Gjuetia e ethshme e deles- Haruki Murakami

Një i sapodivorcuar, i cili drejton një kompani të vetën reklamash, ka hyrë në rutinën e një jete të zbrazur, si një tren që shkon në askund.

10:55
Koronavirusi do të mposhtet kur të zbulohet pse vret të moshuarit dhe jo fëmijët

Lloji i ri i koronavirusit, SARS-CoV-2, vret vetëm të moshuarit për disa arsye të panjohura.

10:53
Dezinfektohen shtëpitë në lagjen e të prekurit me koronavirus në Podujevë

Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës për dezinfektim mbrëmë ka shkuar në fshatin Dumnicë, për t’i dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga vjen i prekuri me koronavirus.

10:51
Pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës

Me të shënuar ora 00:00 e datës 16 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i cili u mor të premten në mbrëmje për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës.

10:47
Kërkesat për autorizim/ Radhë te Policia e Shtetit

Radhë të shumta janë para godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

10:45
Kosovë/Vendim për masa mbrojtëse për pensionistet

Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia koronavirusit Covid-19, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot ka marrë vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale.

10:44
Kosovë/ Ministri i Financave merr vendim për masa mbrojtëse për përfituesit e skemave pensionale

Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia Corona Virusi Covid-19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi sot ka marrë vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale.

10:43
Ujësjellësi Prishtina shtyn afatin e pagesave deri më 30 prill

KRU”Prishtina” sh.a. merr masat adekuate kundër përhapjes së koronavirusit, bazuar në të gjitha Vendimet e Qeverisë së Kosovës. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të dërguar medieve.

10:19
Në ‘luftë’ me koronavirusin! Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës dhe një kërkesë nga Veliaj

Rrugët e Tiranës dezinfektohen gjatë natës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.

10:15
Vidhte sahate uji në Durrës, prangoset 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, banor i kryeqytetit është arrestuar në Durrës, pasi vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit në fjalë.

10:12
Shpërthen ndërtesa në Bergamo, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi/ Dyshohet për një të vdekur

Një ndërtesë ka shpërthyer në Seriate, në zonën e Bergamos, një qytet që është një prej zonave më të prekura nga koronavirusi.

10:10
Asnjë masë e re/ Lombardia shënon gjysmën e vdekjeve në Evropë

Ndërkohë që vetëm në Lombardi regjistrohen gjysma e vdekjeve në mbarë Evropën, si pasojë e Covid-19, kryeministri Italian, Giuseppe Conte tha në një deklaratë për mediat, se urdhrat vazhdojnë të jenë po ato.

09:53
“Shqipëria ka nevojë për masa emergjente”/ Tabaku: Buxheti i shtetit të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve

Përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi dhe sipas saj, nisur nga kjo qeverisje, herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi, nëse nuk ndërmerren hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh.

09:48
Holandë/ Konsumatorët e kanabisit në radhë për ‘furnizim’

Të gjithë ata që pinë kanabis u radhitën para “kafeneve” holandeze të Dielën pasi qeveria urdhëroi mbylljen e tyre për të mposhtur shpërthimin.

09:41
Bulqizë/ Kundërshtuan me dhunë policin, prangosen shoferi i dehur dhe pasagjeri

Një shofer i dehur në Bulqizë është vënë në pranga së bashku me pasagjerin, pasi kundërshtuan urdhin e policit për shoqërim në ambientet e policisë.

09:31
Kosovë/ SHBA reagon pas mos-heqjes së tarifës ndaj Serbisë

SHBA pezulloi Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC për shkak të mosheqjes së tarifës ndaj Serbisë. Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dialogun me Serbinë.

09:14
“Do të vras”/ Arrestohet vjehrri që kërcënonte dhe rrihte nusen e djalit

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje në Lezhë.

09:11
Aktorja e njohur preket nga koronavirusi: Merreni seriozisht këtë!

Olga Kurylenko, e njohur edhe si “Bond Girl” ka konfirmuar se ajo është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim.

09:05
Turqi, rritet numri i rasteve me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) deri më tani në Turqi është rritur në 18.

08:58
Liverpooli do ta largojë në verë, por gjashtë skuadra të mëdha e duan Lovrenin

Dejan Lovren do të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

08:37
Kosovë/ Edhe katër raste të reja me koronavirus, shkon në 13 numri i të infektuarve

Në Kosovë janë identifikuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar në total 13 numrin e personave të infektuar me Covid-19.

08:26
SHBA-ja ul normat e interesit gati në zero

Shtetet e Bashkuara kanë ulur normat e interesit në pothuajse zero dhe kanë lansuar një program stimulues, në vlerë prej 700 miliardë dollarësh, në përpjekje për të mbrojtur ekonominë nga efektet e koronavirusit.

08:19
Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në botë, njihuni me të rejat më të fundit

Bota është në luftë me një armik të padukshëm. Ai vazhdon të përhapet në botë, ku mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen është qëndrimi në shtëpi.

08:12
“Lini këpucët dhe rrobat jashtë, kur hyni në shtëpi/ Këshilla e ekspertit të OBSH

“Për të shmangur ngjitjen, është e rëndësishme të lini këpucët dhe rroba jashtë shtëpisë.” Kjo deklaratë u tha në “Live – Non è d’Urso” nga Walter Ricciardi i Organizatës Botërore të Shëndetit i cili shpjegon rëndësinë, për ata që dalin në rrugë, që të mos kthehen në shtëpitë e tyre me këpucë dhe rroba që mund të jenë ndotur.

08:03
“Edi jam, mirëmëngjes”, Rama nxjerr videon me këngën e Vaçe Zelës

Kryeministri Edi Rama është i kënaqur nga boshatisja e rrugëve të Shqipërisë dhe këtë e shprehu dhe ditën e djeshme duke publikuar shifrat e personave të ndaluar nga policia në shkelje të masave kundër koronavirusit.

07:45
Media angleze publikon dokumentin, ja deri kur do të zgjasë pandemia e koronavirus në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe pritet që koronavirus të zgjasë deri në pranverën e këtij viti. The Guardian thotë se ka shikuar një dokumet nga Shëndëti Publik në Britaninë e Madhe që tregon afatin kohor deri kur pritet të zgjasë pandemia.

07:33
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për fillimin e javës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

06:52
Ushqimet e duhura që luftojnë gripin gjatë dimrit

Gripi përhapet menjëherë dhe mund të kthehet në pengesë në jetën e përditshme për ditë me radhë. Askush nuk i pëlqen ditët me temperaturë, të përziera, rrufë apo marramendje, por mjafton pak kujdes dhe zgjedhjet e duhura në mënyrë që të mbani çdo sëmundje larg. Do t’ju duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të luftojë i vetëm ndaj baktereve dhe viruseve të këqija. Merrni masat menjëherë duke ndjekur këshillat e shëndetshme sipas AgroWeb.org.

06:40
Gripi dhe virozat/ Cilat janë masat e duhura që shmangin sëmundjet

Gjatë dimrit, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi mbi 14,000 persona të sëmurë me grip në javë. Pjesa më e madhe e të sëmurëve në vend ishin fëmijë. Stina e virozave duket akoma larg përfundimit, ndaj është tejet e rëndësishme që të merrni hapat e duhur për t’u mbrojtur.

06:31
Gjumi jo i mirë/ Si ndikon në rritjen e rrezikut të prekjes nga gripi

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet. Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flejnë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flejnë sa duhet.

06:14
Koronavirusi prek 141 vende në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në botë të dielën arriti në 163.930 persona dhe 6.420 vdekje. Tashmë 141 vende e territore rezultojnë të prekur. Kina, ku u shfaq virusi për herë të parë në fund të muajit dhjetorit, deri më tani ka deklaruar 80.844 raste të prekurish dhe 3,199 vdekje, ndërsa 66.911 njerëz janë shëruar.

05:31
Ndihmë për kompanitë/ Gjermania jep 500 miliardë euro

Kriza e koronavirusit pati ndikim të madh mbi shumë kompani në Gjermani. Për këtë arsye, ekzekutivi atje ka premtuar në ndihmë të tyre një paketë ndihme si kurrë më parë, e cila llogaritet në mbi 500 miliardë euro. Qeveria federale sqaroi se dëshiron t`i ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara.

04:57
Kandidatët demokratë për president, debat pa audiencë

Dy kandidatët e fundit demokratë për president të Shteteve të Bashkuara – ish-Nënpresidenti Joe Biden dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders – debatojnë natën e së dielës në një botë të kthyer përmbys nga pandemia e koronavirusit, të ulur në një studio televizive në Uashington pa asnjë person të pranishëm në audiencë.

04:24
Koment: Corona është një sprovë

Një virus po sillet rreth botës. Orë pas ore numri i të infektuarve rritet. Paniku po përhapet. Por kjo nuk ndihmon. Në krizë duhet bërë më e mira e mundshme: të nxirren mësime, mendon Sabine Kinkartz.

03:55
Rusia dhe Turqia kryejnë patrullimin e parë të përbashkët në Siri

Rusia dhe Turqia kanë bërë patrullimin e parë së bashku në një autostradë në veriperëndim të Sirisë, edhe pse patrullimi raportohet se është ndërprerë më herët sesa ishte paraparë për shkak të aktiviteteve të militantëve.

03:29
Trumpi dhe Gjermania luftojnë për një firmë gjermane, për virusin Corona

Një firmë gjermane në Tübingen parashikon të nxjerrë në qershor apo korrik teste për vaksinën kundër virusit Corona. Donald Trump do ta blejë atë vetëm për SHBA, qeveria gjermane kundërshton.