Mjeti me shpejtësi të lartë del nga rruga dhe përfundon në kanal, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinj

15/06/2020 23:38

Shpejtësia e madhe për pak sa si ka marrë jetën tre të rinjve sot në Berat. Duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara në mjetin tip “Toyota”, me targa AA 492 UM, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në dalje të qytetit dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se garat e shpejtësisë mes njëri-tjetrit që bëjnë të rinjtë në këtë aks, kanë bërë që makina të përfundojë në kanalin në anë të rrugës. Edhe pse përplasja e mjetit siç mund të shihet edhe nga pamjet filmike, ka qenë e fortë, tre të rinjtë që ndodheshin brenda mjetit kanë shpëtuar pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë ekspertizën. Shpejtësia e madhe me të cilën ecin drejtuesit e mjeteve, kryesisht të rinjtë, në rrugët e qytetit është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët beratas që lëvizin si këmbësorë në rrugët e qytetit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel