Tirana është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Teuta në Durrës dhe momentalisht është 6 pikë larg Kukësit, duke ndezur garën për titull.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Emiljano Vila në minutën e 29-ë të takimit.

Ndeshja ka qenë e mbushur me emocion ku rastet për shënim nuk kanë munguar nga asnjëra palë, madje kanë qenë të shumta.

Me këtë fitore durrsakët janë ngjitur ne vendin e pestë me 44 pikë dhe është vetëm dy pikë poshtë Laçit të vendit të katërt, ku me Skënderbeun e dënuar që është në vend të tretë, ky pozicion të çon në Europë.

Kjo humbje e Tiranës vjen pas 17 ndeshjesh (kupë, kampionat) ku kishin regjistruar 16 fitore dhe një barazim.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel