Thaçi: Në Uashington s’do të negociohet për territore

16/06/2020 10:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur pozitivisht ftesës për rifillimin e dialogut në Uashington në fund të qershorit.

I pari i shtetit tha se inkuadrimi i SHBA-së në këtë proces rritë shpresën për sukses në një marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.Kreu i vendit përmes një konference për medie tha se vetëm të bashkuar dhe partneritetin me SHBA-të rezultatet do të jenë konkrete.Ai theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe shpejtë duhet të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.

I pari i shtetit nuk bëri të ditur se nga Uashingtoni do të kthehet me marrëveshje finale, por tha se do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën.Derisa theksoi se në këtë marrëveshje nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të cenohet sovraniteti i vendit.

Top Channel